Albspirit

Media/News/Publishing

Femra e dehur detyron avionin të kthehet mbrapsht

Nje grua amerikane 33-vjecare ka detyruar nje avion te kompanise kiliane ‘Lan’ te kthehet serish ne aeroport per shkak te rremujes qe krijoi ne bord. Gruaja kishte hipur ne avion ne gjendje te dehur dhe pas nisjes se fluturimit therriste dhe qeshte papushim. Ajo tentoi te puthte edhe disa pasagjere qe i ishin afruar per ta qetesuar. Avioni ishte nisur nga Buenos Aires dhe kishte si destinacion Miamin. Me pas gruaja eshte ndier keq dhe piloti eshte detyruar te kthehet serish ne kryeqytetin argjentinas. Pasagjeret kane shprehur shqetesim per shkak te sjelljes se gruas. Stjuardesat i kishin sherbyer pije alkoolike, pasi gruaja kerkonte vazhdimisht te pinte whisky. Nje mjek qe ndodhej ne avion konstatoi se gjendja e saj ishte renduar per shkak te kombinimit te alkoolit me qetesues. Ai kerkoi qe gruaja duhej te se mjekohej menjehere, c’ka detyroi pilotin te rikthente avionin ne Buenos Aires. Me pas pasagjerja u shtrua ne spital.

Top Channel

Please follow and like us: