Albspirit

Media/News/Publishing

Fqinjët e shqetësonin me aktin intim, por ja përgjigja që merr

 Të gjithë kemi nga ata që i quajmë ‘fqinj të këqinj”, që bëjnë zhurmë apo që ngrejnë volumin e muzikës. Një studente e universitetit të Syracuse, Jenna Levine ishte shqetësuar jashtë mase nga britmat e fqinjëve të saj teksa bënin seks. Kështu që ajo u dërgoi një letër.

“Ju lutem bëni seks me sa më pak zhurmë, disa prej nesh po mundohen të flenë dhe jo të mendojnë se janë vetëm. Ndihuni të lirë të bëni gjithë dashurinë që doni.  Ju lutem, me zë pak më të ulët. Faleminderit!”, shkruan Jenna. Duke folur për Mashable, Jenna thotë se u ndje mjaft e turpëruar kur vendosi letrën poshtë derës së çiftit, sa që i dukej vetja si hajdutët e letrave. Por ndoshta ajo nuk e priste një përgjigje.

“E dashur fqinje, ndihem shumë i keqardhur. Nuk e kuptoja se sa zhurmë bëja, por tani e di, por ndonjëherë të bësh seks me zë të lartë është më e mirë, dhe sigurisht me koston tuaj, për të cilën ju kërkoj ndjesë sinqerisht. Më vjen vërtetë shumë shumë keq, dhe shpresoj që kjo të mos ndodh kaq shpesh dhe faleminderit për letrën tuaj të pabesueshme dhe gazmore. Do sigurohet që të mos bëj kaq shumë zhurmë. Dhe mos u mërzisni, nuk do të jeni vetëm përgjithmonë. Personi i duhur do të vijë në kohën e duhur. Unë isha beqar për 18 vjet. Haha. Dhe njëherë, ju kërkoj ndjes sinqerisht. Më falni, dhoma 338”, shkruante letra. Bashkë me të ndodhej dhe një çokollatë ku ishte shkruar: Ju kërkoj shumë ndjesë. Shpresoj t’ju pëlqejë çokollata”.

Please follow and like us: