Pranvera Gjoni: A DUHET TË DËNOHEM…?!
I dua agimet krejt natyrale,
Që lindin dhembshurisht
Shtrëngimeve të gjoksqiellit,
Pa epiduralë,
Dormicum,
Morfinë…!
I dua agimet e virgjëra,
Që psherëtijnë
Bardhësin e trupnatës,
Dukshmërisë së segmenteve
Ku veson e hedh shtat’ ëndrra.
Si provë e ekzistencës!
I dua agimet e përflakura,
Që servirin puthitjen
E largësive
Buzëve kapriçoze të kohës!
Që herë shtrëmbërohen
Si kurba kur u humbet referimi,
E herë buzëqeshin
Si gjysma hëne
Kur puthja pikon dhjetë,
Rrezatimit…
I dua agimet përtej skeptizmit,
Që përqafohen përqafimit
Qarkut të et(h)shëm
Mbi shpinën e kërrusur,
Harruar dëshpërimit…
I dua agimvibrimet,
Që shkrepëtinë
Sintezat e përjetshme,
Thënë një herë të vetme
Në ndërrim të stinëve…!
Dëshirat…
D(rr)ënojnë dashuritë…
Drinit, Dritës…
Diagonalisht!