Pranvera Gjoni: EKLIPSET E DHIMBJES
Dielli,
Zgjon agimet
E fshehura nën buzë të natës,
Me një tufë puthjesh në ballë.
Hap qepallat e rënduara shirash
Nga skërrmitja e hijeve,
Që somnambul
Gërryejnë yjet e prushuar
Shtratthyerit të pagjumësisë…
I ftohti sot,
Si timonier fatesh,
Rrëzon brymë e shkumë,
Shfrenimit pa busull
Të motit zjarrgri…!
Hëna muzë
Ngjitur në frymë,
Frymon për dy…
Edhe pse,
Menstruacionet e tokës
Derdhin errësirë heterogjene,
Retina e saj
Pasqyron veten dhe mua,
Mbështjellur fjongos së artë
Që pëlcet çdo eprovetë,
Eksperimentesh…!
Mjegulla sot
Nuk mund të shpërfill,
Argjendarinë antike
Ku shpirti
Nuk lejon përpunim!
Ëndrra më mban ajrit!
Gjirit ku fantazia
Puthet e përqafohet,
Kilometrit të startit,
Ku u mbjell platonizmi
Me ndrojtje e pakushtëzime
Të dashurisë,
Për dashurinë sublime!
Erërat sot
Nuk mund të zhvendosin
Pikën e referimit,
Ku ushqehen rrathët e stinës!
Trinom i gjithëpushtetshëm
Shtatit të Pranverës në rritje,
Që eklipson dhimbjet
Dhe feston tryezës së ndjenjës,
Me melhemin e dashurisë
Grumbulluar korijeve të qiellit,
Jo vetëm
Për këtë Shën-Valentin!
Edhe pse sot,
Ëmbëlsira e festës
Hahet veçmas,
Epiketave të lundrimjetës,
Dielli, hëna, ëndrra,
Gëzojnë lumturisht çdo lindje dite,
Sikur të ishte
Udhëtimi i fundit
Në bërthamë të tokës!