Rakela Zoga: Foleza e blirit
Tek parku ‘Rinia’ i ndeva gjethet.
Ndërtova një shtrat me erë bliri dhuratë,
Vetëm aty në dimër s’kish akull.
Dëborën qielli e mbante në krahë.
E njihte ai strofkën e vjetër,
Vitet që iknin i linte mënjanë,
Prandaj i dëbonte dimrat e egër,
Dashurinë për ty ma bënte të artë.
Unë prisja në heshtje kristalet e mallit,
Të ngrira thellë shpirtit herë -herë, merrnin zjarr…
I derdhja kujtimet tek lotët e qiellit…
Prandaj era e blirit asnjëherë nuk u tha.
Please follow and like us: