Albspirit

Media/News/Publishing

Bushati i përgjigjet Metës: Procesi me Greqinë kërkon qetësi, jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston

Pas letrës së gjatë presidentit Meta ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Jashtëm Bushati. Meta tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2010 është vija e kuqe për te gjithë dhe nëse Qeverise nuk i pëlqen ky vendim, mund ta ankimojë ose te beje votat ne Parlament për ti hequr Presidentit përgjegjësitë kushtetuese për ketë çështje.
Ndërkohë, ministria Jashtme shkruan në reagimin e saj se po shqyrtohet letra e Metës dhe se do t’i përgjigjet në rrugë institucionale. Po ashtu në përgjigjen e ministrisë së Jashtme thuhet se procesi i nisur me Greqinë kërkon maturi qetësi dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston.

Në përgjigje të interesimit të mediave, zëdhënësja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edlira Prendi, dëshiron të bëje me dije se:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po shqyrton letrën e Presidentit të Republikës, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizimit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve. Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet e nisura me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces. Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston” – thuhet në përgjigjen e ministrissë së Jashtme.

Please follow and like us: