Një ministër tjetër i LSI thirret në prokurori
Një ditë pas marrjes në pyetje të ish Ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është paraqitur një tjetër eksponent të LSI-së.
Ish Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj ndodhet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, ku do të japë deponimin e tij mbi dosjen korruptive të aksit rrugor Tiran-Elbasan.
Kujtojmë se për dosjen e aksit Tiranë Elbasan kanë shkuar në burg deri më tani një sërë drejtuesish të lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, përfshi këtu ish kreun e saj Dashamir Xhika, të cilit iu refuzua kërkesa për liri ditën e djeshme nga ana e Gjykates së Apelit në Durrës.
Xhika së bashku me disa ish vartës të tij akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe kryer veprën penale të korrupsionit në lidhje me aksin rrugor Tiranë Elbasan.
Por e gjithë kjo u kthye në një çështje penale në muajin dhjetor 2017 vetëm, pasi ministri Damian Gjiknuri kallëzoi disa ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shtetëror, sepse nga auditi rezultoi të kishte ndryshime të kontratës bazë pa u miratuar në Këshillin Teknik dhe pa marrë mendimin e Avokaturës së Shtetit.
Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se kush do të thirret tjetër për t’u marrë në pyetje, ministri aktual i kësaj Ministrie, apo edhe juristë që kanë shërbyer tek kjo Ministri.