Albspirit

Media/News/Publishing

Si e “hëngën” portalet orgjinën shqipe të Zaev?

Lajmi se kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka thënë se ka origjinë shqiptare, është përhapur edhe në mediat shqiptare, duke u paraqitur si një deklaratë e habitshme nga ana e Zaev. Në lajmin e mediave shqiptare, ku citohen ato maqedonase, thuhet se Zaev paska thënë që “është me prejardhje shqiptare ortodokse, si nga gjyshja ashtu edhe nga gjyshi që nga Ilirët e Strumicës që kur pranuan besimin ortodoks”.

Por në fakt, kjo deklaratë nuk është aspak e vërtetë. Nuk ekziston asnjë deklaratë e kësaj natyre nga ana e Zoran Zaev. Ka qenë veçse një trillim me ironi dhe sarkazëm nga ana e portalit maqedonas ‘Republika’. Këtë gjë e ka sqaruar edhe portali Ina-online, duke e futur në rubrikën e thashethemeve.

 

Please follow and like us: