Albspirit

Media/News/Publishing

Avionët luftarakë turq fluturojnë mbi Athinë…

Javët e fundit përplasjet mes Greqisë dhe Turqisë janë përshkallëzuar, ku nuk ka munguar as agresioni ushtarak nga të dyja palët.

Helikopteri i një ministri grek u “përndoq” ditën e sotme nga disa avionë turq që i kërkonin të largohej menjëherë nga hapësira ajrore.

Ankaraja është duke zgjeruar fortifikimet e saj ushtarake në një pjesë të Egjeut, ndërkohë që Athina zyrtare po behët gjithnjë e më nervoze.

“Grek Reporter” shkruan se katër avionë luftarakë turq u raportuan në hapësirën ajrore të Athinës ditën e sotme.

Portali i njohur grek ka shkruar një opinion alarmant mbi të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke ngritur alarmin se nëse nuk ndërhyn SHBA dhe NATO, Ballkanin e pret një luftë e pashmangshme,

Sipas medias greke, mosmarrëveshjet mes Greqisë dhe Turqisë kanë shkuar përtej pretendimeve territoriale për Qipron dhe se tensionet kanë dalë jashtë kontrollit.

Please follow and like us: