Albspirit

Media/News/Publishing

Biznesmeni i verës që merrej me trafik vaji hashashi

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë finalizuan operacionin “Portokallja”

Si rezultat i një pune proaktive dhe në kuadër të një procedimi penal, janë arrestuar në flagrancë…

– Shahin Zanaj, 60 vjeç, banues në Vlorë;

– Kristaq Derraj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi iu sekuestruan sasi të konsiderueshme të vajit të hashashit dhe hashash të formësuar si çokollatë dhe pluhur.

Sasitë e kapura nga policia janë:

– 49.7 litra vaj hashashi;

– 17.5 kg hashash në formë çokollate;

– 13.4 kg hashash në formë pluhuri;

– pajisje, të cilat shërbenin për prodhimin dhe përpunimin e vajit të hashashit;

– 4 automjete.

Njëkohësisht Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale.

Janë referuar në Prokurori materialet në ngarkim të shtetasit Shahin Zanaj, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Agjentët kanë evidentuar asetet në pronësi të tij:

– 1 biznes kantinë vere, në pronësi të shtetasit Shahin Zanaj.

– 1 bar-restorant në Radhimë.

Në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtyre shtetasve.

Në vijim, strukturat e Policisë së bashku me ato doganore janë duke bërë inventarizimin e aseteve, për të dokumentuar plotësisht veprën penale të pastrimit të produkteve që burojnë nga aktiviteti kriminal.

Duke përfituar nga mundësia, Policia e Shtetit fton çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe të ashpër.