Albspirit

Media/News/Publishing

Bleona do publikojë politikanët që kanë dashur raporte seksi

Në një libër biografik Bleona Qerreti mund  të tronditë politikën shqiptare dhe jo vetëm.

Burime pranë këngëtarës, thonë se librin e saj do të publikohen emra politikanësh, por edhe diplomatësh, me të cilët Bleona ka ndarë kohën e lirë apo intimitete.

Në librin që do të dalë për publikun brenda pak ditësh, do ketë dhe emra ambasadorësh, të cilët janë joshur nga Bleona.

Sipas  “Lajm-Shqip”  ajo ka rreth dy vjet që e “thur” këtë libër dhe është gati të dalë nga “furra” e botimit.

Madje këngëtarja pretendon se ka marrë kërkesa pa fund që libri të mos botohet, të cilat kanë arritur edhe në kërcënime.

Por Bleona e ka ndarë mendjen që t’u nxjerrë të palarat të gjithë personazheve publike dhe politike.

Please follow and like us: