Albspirit

Media/News/Publishing

E vërteta për muxhahedinët iranianë

Fondacioni Muxhahedinët iranianë ose Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) është grupi kryesor opozitar ndaj regjimit të Iranit. PMOI u themelua në vitin 1965 nga tre të diplomuar në universitete myslimane që kërkuan të zëvendësonin diktaturën e Shahut me një qeverisje përfaqësuese që respekton të drejtat e njeriut. Pikëpamjet e PMOI-së Pas revolucionit të vitit 1979 ata vazhduan të advokojnë për liri dhe demokraci dhe kundërshtuan diktaturën e re në emër të Islamit. PMOI beson se Islami i vërtetë është feja e paqes dhe dhembshurisë. Organizata respekton liritë individuale dhe e konsideron të drejtën për të votuar si treguesin e vetëm të legjitimitetit politik. Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit PMOI është anëtarja kryesore e koalicionit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (KKRI). KKRI është një koalicion i grupeve dhe personaliteteve politike demokratike iraniane. Platforma KKRI përfshin ndër të tjera zgjedhje të lira, barazinë gjinore, heqjen e çdo diskriminimi ndaj minoriteteve kombëtare dhe fetare, ndarjen e fesë nga shteti dhe heqjen e dënimit me vdekje. Presidentjae zgjedhur e NCRI-së Presidentja e zgjedhur e KKRI-së është zonja Maryam Rajavi. Dy prej motrave të saj dhe kunata e saj janë ekzekutuar gjatë përpjekjeve të tyre për liri në Iran, ndërsa kunati i saj u vra në një atentat në Gjenevë nga terroristë të porositur nga regjimi iranian në vitin 1990. Viktima të shtypjes PMOI është viktima kryesore e shkeljeve të të drejtave në Iran. Gjatë tre dekadave të fundit, 120.000 anëtarë dhe mbështetës të saj janë ekzekutuar vetëm për thirrjet e tyre për liri. Me dhjetëra prej tyre janë vrarë në atentate jashtë shtetit. Vetëm në verën e vitit 1988, rreth 30.000 të burgosur lufte, pjesa dërrmuese e të cilëve ishin nga PMOI, u masakruan në pak muaj pas dekretit të lëshuar nga Lideri Suprem i atëhershëm i regjimit, Khomeini. Mbështetja kombëtare dhe ndërkombëtare Pavarësisht shtypjes tejet brutale, PMOI mbetet organizata politike më popullore në Iran. Rrjeti i saj funksionon në mënyrë klandestine në Iran, duke organizuar protesta kundër regjimit, duke mbledhur informacion për të nxjerr në pah shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi. PMOI dhe koalicioni KKRI gëzojnë një mbështetje shumë të gjerë ndërkombëtare si në SHBA ashtu edhe në Evropë. E njëjta gjë është gjithashtu e vërtetë në Evropë, ku anëtarët e parlamentit në vende të ndryshme kanë shprehur mbështetjen e tyre për organizatat. Kampi Ashraf dhe Liberty Pas fillimit të ekzekutimeve në masë në Iran, PMOI shkoi në Irak dhe krijoi aty bazën e saj me të cilën u bashkuan me mijëra qytetarë që kalonin kufirin nga Irani, në vitin 1986. Në vitin 2003, pasi SHBA-të pushtuan Irakun, banorët u njohën si “Persona të Mbrojtur” sipas Konventës së Katërt të Gjenevës, dhe jetuan në mbrojtjen e Ushtrisë së SHBA-ve deri në vitin 2009, kur ushtria amerikane ia dorëzoi sigurinë e kampit qeverisë irakiane në drejtimin e Nourial-Maliki, i cili kishte lidhje të thella dhe aleancë me regjimin iranian. Sulm vdekjeprurës mbi anëtarët e PMOI-së në Irak Me urdhër të Teheranit, Maliki izoloi kampin, duke ndaluar vizitat nga anëtarët e familjeve, avokatët, OJF-të ose politikanët. Më pas ai drejtoi një seri sulmesh të orkestruara mbi banorët civilë dhe të pambrojtur të Kampit Ashraf dhe atij të Lirisë, ku u vranë më shumë se 141 persona dhe 1.400 u plagosën në 7 vitet e fundit. Një rrethim konstant i kampit me një bllokadë ndaj ilaçeve dhe ndihmës jetike mjekësore çoi në vdekjen e 27 personave të tjerë. Zhvendosja jashtë Irakut Nën mbikëqyrjen e UNHCR-së, si edhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të qeverisë amerikane, të gjithë anëtaret e PMOI-së që banonin në Kampin Ashraf dhe atë të Lirisë u zhvendosën në shtete evropiane si në Britaninë e Madhe, Gjermani, Itali, Suedi, Norvegji, Finlandë, Danimarkë dhe një numër i madh i tyre në Shqipëri. Grupi i parë i anëtarëve të PMOI-së erdhi në Shqipëri pas një vendimi të ish Kryeministrit Sali Berisha dhe që vazhdoi edhe nga Kryeministri Edi Rama. Kështu që, të gjitha partitë kryesore politike e mbështesin plotësisht këtë projekt.

Please follow and like us: