Albspirit

Media/News/Publishing

Ibrahim Vasjari: Lejleku plak që lart në kambanore

Lejleku plak që lart në kambanore
Sikur çukit merakun që e bren.
Po ikën vjeshta shirash në brerore.
Si tepër plak, këputje krahësh ndjen.

Dhe sheh përreth si drurët zhveshur mbetën.
“Nuk ndahem dot,- mendon,- nga fisi im
Po nisem me të gjallët të ndjek jetën
Që vdekja të më gjejë në fluturim”.

Please follow and like us: