Komiteti i Grave i NCRI bën thirrje për lirimin e dhjetëra grave të arrestuara në tubimin e dervishëve në Teheran
Shtatëdhjetë gra të arrestuara gjatë tubimit të dervishëve në bulevardin Golestan Haftom në Teheran, janë goditur dhe janë dërguar në Godinën karantinë 3 të Burgut famëkeq të Qarchak-ut në Varamin.
Me 40 gra tashmë të paraburgosura në këtë godinë, shtimi i të arrestuarve të rinj bën që godina të mbipopullohet. Nuk ka informacion në lidhje me fatin e grave të tjera të arrestuara në tubimin e dervishëve.
Qindra njerëz, përfshirë një numër të madh grash, u arrestuan në tubimin e protestës të dervishëve në Teheran, kur forcat represive i sulmuan të hënën natën, më 19 shkurt. Sulmi zgjati deri të martën në mëngjes, më 20 shkurt 2018.
Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit dënon ashpër arrestimet masive dhe arbitrare të protestuesve. Ai u bën thirrje organizatave ndërkombëtare përkatëse që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave për të vepruar urgjentisht për të liruar të arrestuarit e mbrëmjes së djeshme, veçanërisht gratë.
Komiteti i Grave – Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit