Robert Goro: Gjithë dashuritë e mia të shkuara
Gjithë dashuritë e mia të shkuara
i shuka e i flaka si letra pa vlerë.
E dashur, mes gjith’ këngëve të pakënduara,
unë zgjodha ty, të të këndoj përherë.
Jashtë bie borë, brenda është ftohtë,
dhomën e lan drita e një rrufeje.
Sonte jam njeriu më i vetmuar në botë,
e dashur, eja të strukem brenda teje.
Ngjitmë në trupin tënd erëmirë,
mbamë në krahët e tu të brishtë.
Ndofta Bethoveni kur shkruajti Elizën
një vajzë si ti pati parasysh…
Please follow and like us: