Christopher Hill: Çfarë kërkon SHBA në Siri?
Pas shtatë vitesh kasaphane në fushëbetejat në ndryshim, konflikti në Siri është bërë aq i ndërlikuar saqë një zgjidhje e vetme duket e pamundur të arrihet së shpejti. Dhe dështimi i SHBA për të përcaktuar interesat afatgjata për Sirinë dhe rajonin duket se nuk i bën punët më të thjeshta.
Duke qenë se shumica e Lindjes së Mesme është aktualisht në një gjendje trazire, Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson duhet të lavdërohet që e mbajti konfiktin sirian në mendje gajtë vizitës së tij të fundit në rajon.
Puna e tij nuk ka qenë e thjeshtë. Diplomacia amerikane ka qenë shumëçka veçse jo e padukshme në Lindjen e Mesme dhe Departamenti i Shtetit nuk duket se ka ndonjë ide, apo më e rëndësishmja ndonjë financim me të cilin të udhëheqë. Nëse Shtetet e Bashkuara kërkon vërtet të zgjidhë krizën vdekjeprurëse në Siri, duhet të fillojë të tregojë interes të përbashkët – dhe të mbajë fjalën.
Ndërlikimi i situatës në Siri e ka kaluar shumë kapacitetin e botës për ta zgjidhur atë. Ngjarjet që po ndryshojnë shpejt, një numër një rritje palësh dhe ndryshimi i vazhdueshëm i fronteve të betejës e bëjnë situatën të ndërlikuar.
Gjashtë muaj më parë, kishte dy trende të qarta në konflikt: presidenti sirian Bashar al-Assad me ndihmën e Rusisë, Iranit dhe Hezbollahut ishte drejt fitores; dhe Shteti Islamik do të mundej një herë e mirë nga një koalicion i drejtuar nga SHBA. Sot, fushata e suksesshme kundër ISIS duket një fitore si e Pirros. Qindra mijëra jetë janë humbur dhe një zgjidhje e konfliktit nuk parashikohet në të ardhmen e afërt.
Bota duket edhe më pranë buzë greminës. Në javët e fundit, Izraeli është përplasur me forcat iraniane në Sirinë jugore për të treguar se nuk do ta lejojë Iranin të krijojë një prani atje. Dhe Turqia ka lançuar një fushatë të fortë kundër kurdëve të Sirisë përtej kufirit. Assadi ka kuptuar realitetin dhe ka lënë të kuptohet se do t’i lëshojë territor kurdëve sirianë. Por Turqia nuk ka dëshirë të tolerojë një entitet autonom kurd në kufirin e vet.
SHBA-ja, nga ana tjetër, ka kaluar gjashtë vitet e fundit duke drejtuar grupe të ndryshme luftëtarësh arabë suni nën rrethanat e favorshme të të ashtuquajturave Forca Siriane Demokratike, një degë e asaj që quhej më parë Ushtria e Lirë Siriane. Disa elementë të saj kanë qenë më aktivë se disa të tjerë dhe kanë luftuar edhe krah kurdëve kundër ISIS. Por tani ata e gjejnë veten në shënjestrën jo vetëm të Assad, por edhe të Rusisë dhe milicive të tjera shiitë të mbështetur nga Irani.
SHBA-ja kishte të drejtë që u përqendrua te mundja e ISIS; por tani përballet me një mision më të gjerë: të sigurojë mbijetesën e aleatëve të saj në terren. Kjo ngre perspektivën e një konflikti direkt me fuqi të tjera, jo vetëm Rusinë. Në fakt, SHBA mund të ketë vrarë tashmë dhjetëra kontraktorë të ushtrisë ruse në një sulm ajror të fundit.
SHBA dhe partnerët e saj europianë kanë hezituar të kritikojnë aleatin e tyre të NATO-s Turqinë dhe zor se e kanë nxitur presidentin turk Recep Tayyip Erdogan të tregojë përmbajtje. Por shtrëngimi, një nga mjetet e preferuara diplomatike të SHBA, zor se funksionon me ata që janë në zemër të betejës.
Për më tepër, Turqisë duket se nuk i intereson ç’ka mendojnë aleatët e vet. Për shembull, së fundmi ngriti vetullat te NATO duke blerë armatime të reja ruse siç ishin S-400. Kjo nuk shkon mirë me procesin e paqes për të ardhmen. Në fund të fundit, vendet perëndimore do të kenë nevojë për Turqinë që të balancojnë rusët, axhenda strategjike e të cilëve shkon përtej Lindjes së Mesme.
Kur historianët të shohin pas në konfliktin sirian, ata do të vlerësojnë të dy presidentët si Obamën dhe Trump për luftimin e vazhdueshëm të ISIS. Por do të jetë faji i SHBA që nuk e ka kuptuar luftën më të gjerë.
Është e qartë se administrata e Obamës nuk e dinte se çfarë pazari po bënte kur, pa menduar për atë që do të vinte, kërkoi largimin e Assad në 2011. Në korrik të atij viti, Robert S. Ford, ambasadori amerikan në Siri, u dërgua në qytetin suni Hama, ku babai i Assad urdhëroi një masakër 30 vite më parë. Sipas departamentit të shtetit në atë kohë, ideja e vizitës ishte [të shprehej] mbështetja e fortë për të drejtën e popullit sirian për tu mbledhur në mënyrë paqësore dhe për të shprehur veten”. A nuk e parashikoi administrata që Assad – ashtu si babai i tij – do të reagonte ndaj një kryengritjeje popullore me dhunë?
Kur SHBA mori një vendim për të kundërshtuar Assad shtatë vite më parë, po vlerësonte interesat e vet kombëtar në Siri ndërsa shpërfilli interesat e aktorëve të tjerë kyç si Turqia, Rusia, Irani dhe Izraeli. Dhe tani, me SHBA-në që po lëkundet, ka një rrezik të vërtetë për një luftë amerikano-ruse të deleguar dhe të mirëpajisur.
Deri më tani, administrata e Trump nuk është nxitur të veprojë nga katastrofa humanitare e civilëve sirianë. Por mbase do të bënte më shumë nëse merrte parasysh se çfarë kërcënimi është konflikti për të gjithë rajonin.
Nëse administrata do të tregojë lidership, duhet të fillojë duke u konsultuar me fuqitë e tjera rajonale për të kuptuar interesat e tyre dhe për të vendosur si mund të arrihet paqja. Tillerson mund të jetë duke u përpjekur për ta bërë këtë. Por pa pyetur aktorët rajonalë se çfarë duan, administrata Trump duhet t’i bëjë së pari vetes këtë pyetje. Me pasojat në Siri që po rriten shpejt, mbetet e paqartë se cili është pozicioni i Amerikës./Project Syndicate/