Albspirit

Media/News/Publishing

Hahn: KE do të hapë negociatat me Shqipërinë

Gjatë javëve në vijim Komisioni Europian do t’u rekomandojë vendeve anëtare të hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Meqedoninë, shkruan ”Die Welt”. Këtë zhvillim e ka deklaruar për të përditshmen gjermane komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Europian, Johannes Hahn.

“Komisioni Europian shpejt do t’u rekomandojë vendeve anëtare, me shumë gjasa brenda verës, të hapin negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë”, deklaron Johannes Hahn.

“Popujt e dy vendeve e meritojnë një perspektivë konkrete evropiane” thotë Hahn duke shtuar se Komisioni beson se “dy vendet kanë kryer reforma të rëndësishme në të kaluarën dhe janë gati për këtë hap”.

Në veçanti për Shqipërinë, kandidate prej 2014-tës, komisioneri thotë se ajo “ka bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar”.

Shqipëria dhe Maqedonia, kjo e fundit kandidate prej vitit 2005, do t’u bashkohen kështu Malit të Zi dhe Serbisë, të cilat filluan bisedimet e pranimit në vitin 2012 dhe 2014 dhe mund të integrohen plotësisht në BE që nga viti 2025.

Please follow and like us: