Albspirit

Media/News/Publishing

Horoskopi kinez, gëzuar vitin e Qenit 2018!

Zodiaku kinez llogaritet sipas vitit kur keni lindur. Çdo shenjë ka një element që gjithashtu lidhet me ju: metal, ujë, dru dhe tokë. Viti 2018 do të jetë viti i Qenit të Tokës, që do të thotë më shumë stabilitet dhe një ndjesi më të madhe të të qenit me këmbë në tokë. Për disa shenja, viti i Qenit të Tokës është shenjë shumë e mirë, por jo për të gjitha.

Miu 2018: Viti i lindjes: 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008

Të lidurit në shenjën e miut janë të shkathët, por mbyllen në vete. Qeni është i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm, kështu që qeni do i mësojë diçka se si të lidhet me njerëzit në mënyrë më direkte. Beqarët do të dallojnë pasionin kalimtar nga dashuria e vërtetë.

Kau: Vitet e lindjes së: 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009

Kau është punëtor i vërtetë, por ka ankth për shumë gjëra. Natyra punëtore dhe e qëndrueshme e Kaut është diçka që Qeni e respekton dhe simpatizon. Qeni mund ta mbrojë Demin dhe ta mbajë në rrugën e duhur. Edhe pse viti i ri mund të sjellë disa pengesa në rrugën tuaj, pa dyshim do të jeni në gjendje të qëndroni të vendosur.

Tigri: Vitet e lindjes: 1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010

Tigri është një nga shenjat që do të ketë shumë sukses në vitin 2018. Ambiciet e tyre do të shpërblehen. Tigri do të ketë një mundësi për t’u lidhur me njerëz të nivelit të lartë. Shëndeti I tyre do të përmirësohet ndjeshëm këtë vit

Lepuri: Vitet e lindjes: 1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011

Edhe pse, në realitet, qentë i gjuajnë lepujt, lepujt janë gjithnjë të shpejtë dhe mjaft të mençur për t’i shpëtuar. Ky fakt i jetës përkthehet në temën mbizotëruese që do të shënojë zodiakun kinez për lepujt në 2018. Edhe nëse paraqiten situata të vështira, Lepuri do të jetë në gjendje të manovrojë rreth situatave të këqia dhe të krijojë fat dhe sukses të madh.

Dragoi: Vitet e lindjes së Dragoit: 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012

Dragonjtë dashurojnë spektaklin. Ata vdesin për vëmendje. Për fat të keq për ta, Qenit nuk i bëhet vonë. Dragonjtë mund të ndihen të frustruar dhe të mërzitur kur ata nuk marrin njohjen që mendojnë se meritojnë, qoftë në punë ose në shtëpi.

Gjarpri: Vitet e lindjes: 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013

Gjarpërinjtë janë individualist, nuk pëlqejnë punën në grup. Kjo karakteristikë përplaset fort me Qenin, pasi Qentë duan të bashkëpunojnë dhe të shoqërohen. Qeni rritet më së shumti kur ka ndjenjën e komunitetit. Meqenëse këto dy shenja janë shumë në kundërshtim mes tyre, do të jetë një vit i vështirë për Gjarprin.

Kali: Vitet e lindjes së kalit: 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014

Qeni dhe Kali janë shenja jashtëzakonisht të pajtueshme. Ato janë të dyja kafshë që u pëlqejnë njerëzve dhe kështu kanë atë të përbashkët. Për shkak se ata kanë vlera dhe tipare të ngjashme personalitetit, kuajt do të lulëzojnë në vitin 2018. Gjëja më sfiduese që një kalë do të përballet në vitin 2018 është pakëz mërzi.

Dhia: Vitet e lindjes: 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015

Viti 2018 do të shohë Dhinë, që vepron në mënyrë shumë nervoze. Puna e qenit, zakonisht, është të mbajë delet në rregull e kontroll, dhitë nuk e pëlqejnë shumë këtë. Në punë dhe në shtëpi, këta njerëz do të ndihen sikur praktikisht çdo veprim që ata bëjnë është duke u gjykuar. Këshilla më e mirë për këtë shenjë është që të përpiqet të qetësohet, të mësojë durimin dhe të marrë më të mirën e asaj që ka.

Majmuni: Vitet e lindjes: 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016

Majmunët janë argëtues e të ngazëllyer. Viti 2018 do të sjellë Majmunët përsëri me këmbë në tokë dhe u kërkon atyre të marrin gjërat pak më seriozisht. Ky është viti që me të vërtetë duhet t’i kushtoni vëmendje të plotë përgjegjësive tuaja dhe të mos kënaqeni me risk ose luks. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, ju do të futeni në shumë telashe

Gjeli: Vitet e lindjes: 1921,1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017

Gjelat janë si Dragonjtë në kuptimin që ata mund të jenë tipa që duan të duken. Por njerëzit nuk do të bien në këmbët tuaja këtë vit. Gjeli duhet të jetë më modest dhe i përulur. Qendra e vëmendjes s’është për ju në vitin e Qenit, kështu që ju duhet të punoni më shumë.Do të duhet të përshtasni pritshmëritë tuaja për të tjerët dhe për veten tuaj këtë vit.

Qeni: Vitet e lindjes së Qenit: 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006

Ju mund të mendoni se viti juaj është një shkak për festime, por astrologjia kineze sugjeron ndryshe. Në të vërtetë, viti juaj thuhet të jetë një nga më të këqinjtë për ju në ciklin 12-vjeçar. “Kur është viti juaj” ka një ndërfutje të madhe energjie. Qeni, në vitin e vet, mund të bëhet pak “i velur” me veten dhe të mos jetë shumë përzgjedhës kur bëhet fjalë për biznese ose çështje të reja dashurie.

Derri: Vitet e lindjes së derrit: 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007

Derrat do të kenë shumë peshë mbi vete në vitin 2018. Viti i tyre afrohet në vitin 2019, dhe kështu 2018 do të veprojë si një vit planifikimi për Derrin. Ndani jetën tuaj dhe shprehni ndjenjat tuaja. Përndryshe, do të jeni në trazirë të brendshme. Mos lejoni që tendenca juaj për të ndihmuar të tjerët të kthehet në një mënyrë të injorimit të nevojave tuaja.

Please follow and like us: