Albspirit

Media/News/Publishing

Ibrahim Hajdamataj: Mësuese dhe poete Bukuria

 

Image result for Ibrahim Hajdarmataj

 

Bukurie Bashukaj lindi në pranverën e vitit 1971 në fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), ku përfundoi në vendlindje arsimin 8-vjeçar. Më pas vazhdoi shkollimin për mësuesi në shkollën e Mesme Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër, të cilën e përfundoi me rezultate të larta në mësime.

Studimet e larta i përfundoi në Universitetin Shtetëror të Prishtinës në Kosovë, në degën Gjuhë –Letërsi si dhe Master në Gjuhë-Letërsi në Fakultetin e Edukimit në Universitetin Shtetëror të Prishtinës me përmbajtje të Masterit, Udhëheqje në Arsim.

Bukuria Bashukaj (Hajdarmataj) është e martuar në Zogaj, e cila ka një djalë dhe një vajzë dhe bashkëshortin koleg, Bujar Hajdarmataj.

Aktualisht punon si mësuese e gjuhës dhe letërsisë në shkollën e mesme të bashkuar “Hoxhë Zogu”, në Zogaj, Malësia e Gjakovës, (Tropojë).

Bukuria ka filluar të shkruaj si nxënëse e më pas si studente, ka botuar cikle poetike në shtypin e kohës.

Ky është libri i saj i parë me poezi “Grua pa faj”. Ka në proces botimi tre vëllime të tjera poetike.

Vëllimi poetik ka 65 poezi, secila më e arritur se tjetra. Si mësuese gjuhë-letërsie, vellimi poetik është cilësor nga ana e gjuhës letrare si dhe në përdorimin e figurave, ku të bie në sy përdorimi i metaforës, antitezës, lirikës dhe epiteteve shumë domethënëse.

Në poezinë “Nxënësit, bekimi im”, ajo shkruan:

Si e pres unë çdo mëngjes

Zgjohem e gëzuar dhe e bekuar

Sepse unë marr çdo ditë buzëqeshje

Nga nxënësit e mi

Ndihem çdo mëngjes e lumtur

Sepse unë do të shoh

Çdo ditë fytyra të ëmbla, engjëllore

Duar të njoma të zgjatura për dije.

…………………………………..

Mësuesja dashurinë e pakufishme që ka për nxënësit e saj e derdh në poezi. Tek poezia “Zemra e nënës” ku vetë edhe Bukuria është nënë me dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, të cilët vitin që kaloi mbaruan Master Shkencor në Fakultetin e Uuniversitetit të Tiranës.

Ja si poezon:

Si dielli kur bie mbi dëborë

Ashtu më ngroh nënë ti mua

Kur e ftohur jam nga kjo botë

Më ngrohin fjalët e tua…

Mësuese Bukuria është e lidhur shumë me familjen, kështu në poezinë “Një vlerë, biri im”, ajo shkruan:

Biri im, vlera ime

Kudo që jam thithi rrezen më të ngrohtë të diellit

Që të ta përcjell ty

i bukuri, i shtrenjti…

 

Ja kushton djalit të saj.

 

Ndërsa në poezinë “Bija ime”.

Dëgjo bija ime

Bota ku ti linde është si një roman

I duhet njeriut të lexojë çdo faqe

Janë më të vështirat për t’u lexuar

Po ashtu edhe për t’u kuptuar.

……

Ja kushton vajzës së saj.

 

Frymëzimi i saj është i gjithanshëm, kështu për traditat poezia “Plisi i Bardhë” është mjaft e arritur. Bukuria nuk i ndahet nxënësve të saj, që aq shumë i do, kështu tek poezia “Maturantët”.

Unë mësuesja me mësuesit

Çdo Qershor na thërret

Një re e ngrohtë e me lotë

Emocione prekëse për mësuesit që çdo vit ndahen me maturantët… për kolegun Ilir Zenun Aliaj, i cili ra dëshmor, për të shpëtuar jetën e nxënësve të tij ia dedikoi poezinë “Monolog për ty”.

Erdhi 21 Prilli

U zgjuan poetët e shkëputen të gjitha fjalët

U zgjuan fëmijët e këputen të gjitha lulet

U shteruan të gjitha krojet nga lotët e nxënësvë

Ti s’ke vdekur Ilir

Thërrasim përnjëhersh

Jeto në përjetësi.

 

Kosovës nuk i ndahet me poezinë “Kosovë”.

 

Kosovë mallin e gjyshit e stërgjyshit tim

Sa herë vij te ti

Kujtoj historitë e vjetra

Shiun tënd të lotëve në shekuj

Gjëmat tuaja të plagëve

Sa shumë heronj…

Poezia “Gruaja pa faj” nga ku është marrë edhe titulli i vëllimit qëndron ndër poezitë më të arritura.

Grua, fytyrë e vuajtjes

Që ec në rrugën e vetmuar

Ti që s’iu nënshtrove përuljes

Botën e le të lumtur…

….

Ky vëllim poetik mbyllet me poezinë “Njerezimi”, i cili është në duart e lexuesve artdashës.

 

Please follow and like us: