Albspirit

Media/News/Publishing

Shkodër, sulmohet me thikë trajneri Ernest Gjoka

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, ku një person ka sulmuar me thikë trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Mësohet se agresori ka sulmuar teknikun në fushën sportive “Reshit Rusi” në Shkodër në fund të stërvitjes. Një person i paidentifikuar dhe me kapuç në koke i është afruar trajnerit dhe ka tentuar që ta sulmojë Gjokën me thikë.

Fatmirësisht trajneri Gjoka ka pikasur lëvizjet e agresorit, i cili po afrohej në drejtim të tij, duke u shmangur dhe i shpëtuar goditjeve.

Tre shtetas në afërsi te stadiumit “Loro Boriçi” janë shoqëruar ne polici duke dyshuar se mund te ketë dijeni për ngjarjen. Ky është rasti dyte teksa edhe njëherë tjetër ka patur tentative për ta sulmuar teknikun Gjoka. Ndërkaq, Policia e Shkodrës është vënë në lëvizje për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Please follow and like us: