Shqiptarët para italianëve e francezëve për rrjetet sociale
Shkalla e penetrimit të mediave sociale në vend është rritur shumë, sidomos gjatë pesë viteve të fundit duke arritur në 45 përqind të popullsisë në shkurt të vitit 2014.
Kjo shifër është më e lartë se mesatarja e Europës e cila në këtë kohë arrinte në 40 %. Numri i përdoruesve të mediave sociale në këtë periudhë llogaritej rreth 1 400 000 vetë. Shqipëria arrin të renditet e 18-ta në Europë në vitin 2014 duke lënë pas në këtë aspekt edhe vende të zhvilluara si Zvicra, Franca, Italia, Spanja, etj.
Sipas anketimit të kryer nga Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë, koha e shpenzuar në internet nga përdoruesit e shpeshtë të internetit ndahet në këtë mënyrë: koha më e madhe shpenzohet në Facebook (49 %), duke vijuar më tej me YouTube (23 %).
Sipas anketimit rezulton se në Shqipëri kanë gjetur një përdorim të konsiderueshëm edhe tre platformat e reja të komunikimit ndër-personal dhe të shkëmbimit të përmbajtjes: Whatsapp që zë 11% të kohës së shpenzuar në internet, Viber (8 %) dhe Instagram (6 %).
Koha për leximin e gazetave online zë vetëm 6 %, kurse koha për leximin e blogjeve zë 4 përqind.
Facebook ka pjesën e luanit në tregun dhe hapësirën e rrjeteve sociale në Shqipëri. Statistikat flasin për një numër përdoruesish që është disa herë më i madh se sa numri i përdoruesve të rrjetit të dytë më popullor në vend Twitter. Shkalla e penetrimit të Facebook në janar të vitit 2015 arrinte në rreth 45 % të popullsisë. Numri e përdoruesve të Facebook, arrinte në rreth 1 340 000. Nga këta, rreth 860 000 ishin meshkuj, kurse Mediat sociale dhe përdorimi i tyre nga mediat shqiptare 25 rreth 480 000 femra.
Numri më i madh i përdoruesve, rreth 980 000 janë të moshës 18 – 34 vjeç. Kjo grupmoshë zë rreth 73 % të numrit të përgjithshëm të përdoruesve të Facebook në Shqipëri. Një zhbalancim i tillë moshor, flet edhe për një shkallë të lartë të “digitaldivide” mes grupmoshave të reja dhe atyre më të vjetra.
Në Shqipëri Facebook përdoret gjerësisht si nga përdoruesit individualë edhe nga aktorët e politikës, artistët, mediat, biznesi privat, etj./Monitor, nentor 2015/