Albspirit

Media/News/Publishing

4.5 miliardë dollarë tendera, Izraeli firmos marreveshje me NATO-n

 

Lajmin e bëri të ditur, ambasadori i Izraelit në Bashkimin Europian dhe në NATO,  Aharon Leshno-Yaar, i cili edhe nënshkroi marrëveshjen me organizatën ushtarake më të madhe në botë.

Marrëveshja për kompanitë izraelite është në fushën e sigurisë, optikës, mbrojtjes dhe softuerëve.

Janë 700 kompani izraelite që mund të futen në tenderat e organizuar nga NATO.

Ambasadori Leshno-Yaar tha për portalin ekonomik izraelit, Globes, se marrëveshja ishte “kulmi i disa viteve punë dhe se ishte një rrugë ideale për industrinë izraelite për të marrë pjesë në projekte të ndryshme”.

“NATO vlerëson kapacitetin ushtarak të Forcave Izraelite të Mbrojtjes dhe industrinë ushtarake izraelite dhe dëshiron të ketë lidhje”, theksoi ai.

Please follow and like us: