Abuzimi me pronat, Gjykata lë në burg gjashtë nga dhjetë personat e përfshirë
Gjashtë nga dhjetë të akuzuarit se kanë abuzuar me pronat, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Është ky vendimi i Gjykatës së Kavajës për të akuzuarit për grabitjen e pronave në Spille.
Gjykata ka rikonfirmuar masat arrest me burg për biznesmenin Idlir Karkini, në mungesë, për Asim Arkaxhiu, për Aldo Kilën, arrest me burg, Shpendi Demën, arrest me burg, Arben Dajan arrest me burg, për Artur Toskun, arrest me burg.
Në listën e personave përgjegjës për tjetërsimin e ponave është edhe kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini, për të cilin është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes.
Detyrim paraqitje është dhënë edhe për Arben Kajën dhe Julian Zhelegun, ndërsa është pezulluar nga detyra, Arbër Aliu.
10 zyrtarët publikë, janë akuzuar në bazë të hetimit pro-aktiv rreth 1 vjeçar, ka rezultuar se këta zyrtarë në bashkëpunim me njeri-tjetrin duke abuzuar me detyrën funksionale, kanë falsifikuar dhe tjetërsuar rreth 110.000 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille, Kavajë.