Blerina Bombaj i përgjigjet “Lolitës”, pas ironisë në Facebook
Ndryshimi i menusë në çerdhe dhe kopshte, ka hapur debate të mëdha jo vetëm në median vizive, por edhe në rrjetet sociale. Në të shumtën e rasteve, ajo që është sulmuar për këtë ndryshim, ka qenë dietologia e njohur Blerina Bombaj Trockaj, megjithëse në grupin e hartuesve të menusë së re kanë qenë disa specialistë. Edhe faqja e njohur në Facebook “Lolita”, nuk ndan të njëjtin mendim me dietologen dhe ka ironizuar dietën e saj.
Ndërkohë që Bombaj i është përgjigjur me një shprehje të Arthur Schopehauer, të sugjeruar në Facebook-un e saj.
“E gjithë e vërteta kalon nëpër tre faza. Fillimisht është qesharake. E dyta është kundërshtimi me dhunë. E treta njerëzit e pranojnë pasi ndërgjegjësohen”.
Please follow and like us: