Albspirit

Media/News/Publishing

Elez Biberaj: Ja pse CIA nuk e rrëzoi dot komunizmin në Shqipëri?

Elez Biberajt, drejtor i “Zerit të Amerikës” për Euroazinë, është shprehur për politikën aktuale që po zhvillohet në Shqipëri si dhe për qendrimin që po mbahet ndaj së shkuarës.

“Komunizmi në Shqipëri ra ashtu si në vendet e tjera komuniste, ra kur u poqën kushtet, – u shpreh Biberaj për gazetarin Roland Qafoku tek “Debate” në “Channel One”. – Që të thuhet që komunizmi ra nga vetvetja këtë e kam pak të vështirë ta pranoj. Komunzimin e rrëzuan vetë shqiptarët. U ndërgjegjësuan, edhe pjesa e nomenklaturës komuniste u ndërgjegjësua që ky system nuk funksiononte. Edhe ndikimi i jashtëm por faktori i brendshëm ka qëne vendimtar në rrëzimin e komuinizmit. Si faktor u brendshëm do të thoja ishte ekonomia. Rënia e ekonomisë.

…Nuk ka qenë një ndërmarrje serioze ajo që bëri pala amerikane dhe britanike në vitet ’50-të për të rrëzuar komunizmin në Shqipëri. Në qoftëse do ishin të interesuara ta përmbysnin regjimin komunist të Enver Hoxhës ato duhet të kishin siguruar burimet e nevojshme për të kryer një mision të tillë. Nuk rrëzohet një qeveri që kontrollon gjithçka me 200-300 veta. Sigurimi i Shtetit kishte agjentët e vete deri në SHBA.

Ishte shumë vështirë të merrje informacion në Shqipërinë e izoluar. Por pas vdekjes së Ever Hoxhëss ishte pak më lehtë. Merrja të gjitha gazetat e ditës dhe diku nëpër radhë gjeja diçka që më interesonte. Nuk kishim kontakte absolutisht, deri në vitin 1990. Në SHBA shumë pak refugjatë vinin nga Shqipëria. I pyesnim shpesh. Më kujtohen disa refugjatë që vinin nga Shqipëria. Na thoshin se e gjithë Shqipëria ju dëgjon. Thosha me vete si ka mundësi. Unë kisha njohuri shumë sipërfaqësore. për Shqipërinë. Duke filluar në vitin 1990 ndiqnim shtypin perëndimor dhe merrnin ndonjë intervistë me ta. Një mik i ngushtë i imi, profesor Nikolla Pano, një nga dijetarët e të shquar që ne kemi në diasporë. Vizita e tij e parë ka qenë në vitin 1973 gjatë fushatës së asaj që këtu u quajt “Grupi armiqësor i kulturës”. Vizita e dytë në dhjetor 1990.

Ata që vinin nga SHBA këtu gjatë regjimit komunist ishin simpatizues të atij regjimi për ndryshe nuk ua jepnin vizën. Natyrsiht numri i tyre ishte i kufizuar por ata simatizonin regjimin komunsit. Një nga ditët më fatlume profesionale të jetës time ka qenë maj 1990 kur u vendos lidhja telefonike mes Shqipërisë dhe SHBA. Kjo na dha mundësi që të vinim kontakte me njerëzit. Nuk kishim burime. Nuk kishim numra telefoni. Ishte e rrezikshme të vinim kontakte me ndonjë profesor. E filluam duke telefonuar redaksitë e gazetave. Në fillim telefonuam në Zerin e Popullit. Unë kisha disavantazh që kur flisja unë me dallonin nga zeri i njohur me aksent verior dhe amerikan. Disa mbyllnin telefonin më quanin “tradhtar” kurse të tjerët hynin në biseda.

Në telefonatat e para kërkoja numrin e Sofokli Lazrit. Më pas më ndodhi një incident shumë interesant. Agjensia e lajmeve zyrtare të Jugosllavisë “Tanjug” jepte lajme disinformuese. Një ditë më merr dikush nga zyra qendore dhe më tha se “Tanjug” kishte dhënë një lajm se Ramiz Alia kishte dhënë urdhër dhe ishte arrestuar Nexhmije Hoxha. Ky lajm ishte me rëndësi por duhej konfirmuar sepse kishte shumë raste që Tanjug bënte kështu. Më thonë a duhet ta botonin dhe unë u thashë jo. Duhet ta verifikojmë.

Telefonova në redaksinë e “Zerit të Popullit” U paraqita si një shqiptaro amerikan por personi në telefon menjëherë më njohu. Filluam një bisedë të tillë e cila kaloi për atë që unë interesohesha. Unë i thashë se “mirë jam por këto kohët e fundit më ka vdekur gjyshja”.

Shpalli ngushëllimet ai. Dhe i them: “Po ti si je, si e ke familjen?” Më thotë “jam mirë. Jam në Tiranë por gjyshen e kam në fshat. Këto vitet e fundit shkova në fshat më njoftuan se ishte shumë sëmurë, por në fshat merren edhe me disinformata. Shkova e pava gjyshen dhe gjyshja ishte shumë mirë.” Mbylla telefonin dhe shkova në zyrën e lajmeve dhe u thashë që ky lajm nuk ishte e vërtetë.

Për vizitën e James Baker

Unë kam patur një problem me përkthimin atë ditë. Unë nuk kam qenë në shkollë shqip kurrë. Kam qenë shumë I kudjeshëm në programet tona mbase fanatik . Frredom ëorks, tha sekretari Baker. Një nga gabimet që përdorrin përkthyesit është ajo që quhet “verbatim translation”. Rashë në dilemë si ta përktheja në mënyrë të përshtatshme dhe nuk doja të thosha liria punon, por jep rezultate, funksionon.

Elez Biberaj për Enver Hoxhën

Mendimi im për Ever Hoxhën nuk ka ndryshuar. Është një nga figurat më negative në historinë shqiptare por edhe në nivelin evropian mbase edhe botëror. Janë të paktë shembujt që mund ta krahasosh Enver Hoxhën si diktator. Edhe vetë Partia Komunsite unë e konsideroj si një grup terrorist për mënyrën se si ka funksionaur sidomos në fillim. Enver Hoxha nuk ishte vetëm. Është e lehtë të thuash përse nuk I bënë një atentat. Për Luftëne e Dytë Botërore ka një problem se duan të rivlerësojnë figurën e Enver Hoxhë sepse duan ta paraqesin si një komandant të lavdishëm dhe në njëjtën kohë nuk përmendim pasojat. Unë nuk di çfarë roli madhor ka luajtur Enver Hoxha në luftë. Sa vendimtar ka qenë personalisht Enver Hoxha? Enver Hoxha luftoi apo gjithë të tjerët dhe ky e monopolizoi rezistencën. Ka shumë manipulime. Degjoj shpesh që disa thonë se nuk duhet të rishkruhet historia. Historia shkruhet shpesh, shkruhet çdo orë çdo ditë. Dalin burime të reja. Ka aq shumë manipulime për rolin e tij gjatë luftës. Arkivat po hapen tashti në të gjitha anët. Kemi nevojë për një studim më të thellë mbi rolin që ky person ka patur. Kurrë nuk kam patur dëshirë të intervistoj Nexhmije Hoxhën sepse nuk ka qenë objekt interesimi për mua. Ramzi Alinë do kisha shumë dëshirë ta intervistoja por nuk arrita.

Elez Biberaj për qeverisjen e Edi Ramës

Është e papranushme sinqerisht që politika shqiptare të jetë kaq konfliktuoze. Zgjedhjet janë zgjedhje. Jemi në një pikë që mund të themi se mandati i parë ishte siç ishte me koalicion. Tani ky mandat është majft I rëndësishëm. Rama tani i ka numrat. Tani ai është në mundësi që të qeversitet. Shqipëria ka humbur shumë raste. Disa çështje që mua më duken aq të rëndësishme sot nuk kanë rëndësi. Harxhohet aq shumë energji për debate në parlament. Kur shikoj parlamentin ditën e enjte si një qytetar i thjeshtë e shikoj si një model se si duhet të veproj unë. Dhe në qoftëse vaazhdohet dhe veprohet në një mënyrë të tillë cili është mesazhi që jepet? Është shumë e rëndë që 200 mijë shqiptarë aplikuan në llotarinë amerikane. Në qoftëse vitet kaluara u larguan ata që ishin të pasrsimuar, ata që largohen tani janë të kualifikuar. Jam shumë I shqetësuar nga një anketë e Gallup sipas të cilës 56 për qind e shqiptarëve po ë kishin mundësi do largoheshin. Çfarë mase po marrin për ta ndrysuar këtë krizë. Kryeministri Rama është në pozitë shumë komode. Nëse më mandatin e parë akuzonet Berishën sot ai nuk mund të ketë një alibi të tillë. I ka të gjithë mundëistë të qeverisë dhe të mendojë për trashëgiminë e tij. Zbatimi I reformës në drejtësi mund të hapë rrugë të reja për Shqipërinë. Korrupsioni ka marrë përmasa të llahtarshme.

Elez Biberaj për Adriatik Llallën

Njoftimi është shumë I qartë. Që të ndërmerret një veprim i tillë duhet të jetë një çështje shumë serioze. Nuk besoj në atë që ka thënë Llalla se ambasadori ka deziniofmuar. Ambasadori ka investuar shumë në këtë vend në luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar. Qeveria Amerikane funksionon në mënyrë mjaft perfekte. Që të ndërmerret një veprim I tillë duhet të ketë kaluar nëpër shumë kanale. Çështja duhet të jetë mjaft serioze. Vendimi është shumë i qartë.

Elez Biberaj për Berishën dhe Bashën

Sali Berisha është figura kryesore politike e këtij çerek shekulli me sukseset dhe dështimet e tij. Tani është në një fazë ku unë do të mendoja që do të ishte mirë që të luante një rol tjetër nëqoftëse mund të shpreh mendimin tim personal , ai duhet të reflektonte për sa I përket trashëgimisë së tij sepse ka një karrierë shumë interesante. Jo të heqë dorë Berisha nga Berisha por mendoj se është me rëndësi që politika këtu të ketë disa mandate të kufizuara. Duhet që çdo brez të nxjerrë udhëheqësit e vet. Në këto proceset demokraktike është partitë duhet të kenë demokraci në radhët e veta. Mendoj se Berisha ka patur fatin që ka qenë një nga udhëheqësit kryesorë në procesin demokratik. Puna më e mirë e tij në karrierë besoj se ishte pjesë e udhëhehqjes së lëvizjes demoratike e cila ka patur rreziqe. Merita nuk ishte vetëm e Berishës por edhe e të tjerëve. Por edhe kur ishte president shprehja e tij ”Të gjithë kemi qenë bashkëvuajtës, të gjithë kemi qenë fajtorë” u bë e famshme pavarësisht se unë nuk kamë qenë dakord. Gabimi më i madh i zoti Berisha ishin ngjarjet që çuan në ngjarjet e vitit 1997.

Elez Biberaj për median shqiptare

Më vret shumë veshin ajo që thotë Rama për median, kazan. Dhe nuk e kuptoj pse e përdor aq shpesh. Me shqetëson shumë. Çdo politkan që duhet të jetë i vetëdijshmë që kurrë politika nuk fiton ndaj medias. Edhe nëse ka fituar, ka fituar përkohësisht.

Please follow and like us: