Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministri Netanyahu, takim me ambasadorët e NATO-s në Izrael, i pranishëm dhe ai shqiptar

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pati një takim në Jeruzalem me ambasadorët e shteteve të NATO-s në Izrael, në të cilën mori pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë, Bardhy Canaj (i pari, djathtas në foto).

“Ambasadorë, ju nënvizuat bashkëpunimin e shkëlqyer mids NATO-s dhe Izraelit. Kjo është natyrale. NATO u krijua një vit pas Izraelit, është një aleancë unike e demokracive që ndajmë vlera të përbashkëta, të përkushtuar ndaj ruajtjes së lirisë, mbrojtjes dhe avancimit të paqes. Izraeli është një demokraci e tillë gjithashtu. Është e vetmja demokraci e tillë në këtë rajon dhe prandaj bashkëpunimi ynë është i natyrshëm”, tha kryeministri Netanyahu, i cili trajtoi disa probleme të sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, veçanërisht rrezikun që vjen nga Irani.

Please follow and like us: