SHBA: Irani i jep 100 milionë USD Hamasit për të kryer sulme në Izrael
Jason Greenblat, i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan, Donald Trump, për negocimin midis Izraelit dhe Palestinës, tha se “Hamas duhet të përmirësojë jetën atyre që qeveris, në vend që të zgjedhë dhunën dhe të shkaktojë varfëri për popullin e Gazës”.
“Imagjinoni se çfarë mund të bëjë populli i Gazës me 100 milionë dollarë që Irani i jep çdo vit Hamasit, ndërkohë që Hamas i përdor për armë dhe tunele për të sulmuar Izraelin”, citohet Greenblat nga e përditshmja më e madhe izraelite, “Israel Hayom”.
Greenblat kërkoi gjithashtu edhe kthimin e eshtrave të dy ushtarëve izraelitë, Hadar Goldinn dhe Oron Shaul, që Hamas i mban në Gaza qysh prej operacionit “Mbrojtja e Kufijve” në vitin 2014.
“Irani shpenzon të paktën një miliard dollarë në vit për sponsorizmin e terrorizmi në Liban, Izrael dhe Bregun Perëndimor/Gaza. Këto para për të derdhur gjak vetëm rritin dhunën dhe nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar popullin palestinez”, shkruan Greenblat.