Albspirit

Media/News/Publishing

Shkarkohet kreu i Portit të Durrësit, emërohet ish kreu i AKU-t

Lirohet nga detyra drejtori i Portit të Durrësit, Artjan Qirici. Në vend të tij mësohet se është emëruar Afrim Bakaj. Qirici u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Portit në 24 tetor të vitit të kaluar. Kujtojmë se Qirici në periudhën 2013-2017 ka punuar si zv/Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv në APD. Por pas prishjes së koalicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim, në tetor ai u emërua drejtor, për vetëm 4 muaj. Tashmë në vendin e tij është emëruar Afrim Bakaj, ish- drejtor i AKU, i shkarkuar nga kryeministri Rama në janar të vitit 2016, ndërsa tashmë do të drejtojë portin e Durrësit.

Please follow and like us: