Albspirit

Media/News/Publishing

Shpallja non-grata e Llallës, flet zyrtari i ambasadës së SHBA

Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë për hetimin e çdo zyrtari të korruptuar në Shqipëri.
Selia diplomatike amerikane në Tirane u pyet nga Vizion Plus, nëse ka mbërritur ndonjë kërkesë nga Prokuroria për informacionet mbi te cilat flet Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me Adriatik Llallen. David Muniz, i ngarkuari me punë i ambasadës dha këtë përgjigje: “Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikës është gati te bashkëpunojë me çdo hetim te zyrtareve te larte te korruptuar”. Departamenti amerikan i shtetit e shpalli pak dite me pare si person te padëshiruar Adriatik Llallen dhe familjaret e tij, duke i ndaluar hyrjen ne Shtetet e Bashkuar te Amerikës.

Please follow and like us: