Të gjithë duhet të nxjerrim mësim nga abuzimet e regjimit iranian
NCRI – Regjimi iranian është brutal dhe mizor, por është e rëndësishme të kujtojmë se despotë që rrëmbejnë pushtetin është diçka që mund të ndodhë kudo në botë, sipas shkencëtarit politik Dr. Majid Rafizadeh, dhe në Perëndim duhet të mësojnë historinë e regjimit islamik dhe teokratik për të njohur këto modele.
Në një artikull opinioni të Institutit Gatestone, Dr Majid Rafizadeh rrëfen brutalitetin e regjimit iranian, i cili erdhi në pushtet pak para se ai të lindte dhe se si ky regjim shtypës do të kryente ekzekutime masive, larjen e trurit të fëmijëve me ideologji ekstremiste, ndarjen e gjinive, dhe ndalimin e aktiviteteve sociale për të ushtruar kontroll.
Dr Majid Rafizadeh shkruan: «Nëse ju bëri të buzëqeshnit, nëse ju dha shpresë, me gjasë ishte kundër ligjit, sikurse çfarë mund të vishni, me kë mund të flisni, çfarë mund të dëgjoni dhe nëse luteni apo agjëroni ose jo gjatë Ramazanit. Edhe çështjet më personale dhe private u bënë çështje e forcave të regjimit. ”
Këtu janë vetëm disa prej mizorive të kryera nga regjimi iranian:
- Ekzekutimi i të burgosurve politikë, sidomos në vitin 1988, kur 30,000 anëtarë të grupit opozitar iranian nga Organizata e Popullit Mojahedinët e Iranit (PMOI / MEK) u vranë
- Ekzekutimi i njerëzve të pafajshëm
- Përdorimi i dënimeve mizore dhe të pazakonta, si tortura, dhunime, amputime
- Zbatimi i ligjit Sheriat
- Zhveshja e grave nga të drejtat, duke përfshirë fushën e punësimit, martesës, udhëtimit, veshjes, sistemit ligjor, arsimit, trashëgimisë dhe sportit
Dr. Majid Rafizadeh shkruan: “Tani, ata islamistë, të cilët pothuajse të gjithë i përçmojnë, jo vetëm që janë në pushtet për pothuajse katër dekada; ata kanë zgjeruar ideologjinë e tyre ekspansioniste në vende të tjera dhe janë në vendin e parë në botë si sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit dhe një prej ekzekutuesve të tij kryesorë”.
Ai i këshillon Perëndimorët të mos injorojnë mënyrat e heshtura me anë të të cilave grupet si Regjimi marrin pushtetin dhe të përballen me këto abuzime sa herë që shfaqen para se të jetë tepër vonë.