Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet lidhja mes pronarit të makinës dhe vajzës që vdiq në Maminas

Policia ka shpallur në kërkim edhe pronarin e makinës që shkaktoi mbrëmë aksidentin ku mbetën të vdekur 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe drejtuesi i taksisë ku ajo po udhëtonte, Bujar Agalliu. Dardan Gjeka, 24-vjeç, nga Shkodra dyshohet se ka qenë pasagjer në “Benz”.

Zbulohet se viktima dhe 24-vjeçari kanë pasur njohje me njëri-tjetrin. Sipas sistemit TIMS, ata kanë hyrë dhe dalë vazhdimisht nga Shqipëria në drejtim të Italisë në të njëjtat data. Kjo shton dyshimet se Elena Avdillari është shoqëruar nga Dardan Gjeka në këto hyrje-dalje të konstatuara nga TIMS-i, përmes Portit të Durrësit dhe pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Në automjetin tip “Benz ML”, në vendin e pasagjerit janë gjetur gjurmë gjaku gjë që tregon se në automjet kanë qenë dy persona.

“Benz-i ML” me targa AA 060 SP u braktis në Maminas pas aksidentit ku humbën jetën 23-vjeçarja nënë e një fëmije dhe drejtuesi i automjetit taksi. Për aksidentin tragjik janë shpallur në kërkim 32-vjeçari Fatjon Zhaborja, nga Tropoja si dhe Dardan Gjeka, 24-vjeç.

Please follow and like us: