Albspirit

Media/News/Publishing

Kate Upton denoncon dhunën seksuale

Aksionet e Guess ranë me 17 % pas një postimi në Twitter të modeles dhe aktores Kate Upton, e cila akuzon bashkëthemeluesin e kompanisë për shantazhim të grave.

“Është zhgënjyese që Guess, një markë ikonë për femrat, vazhdon të ketë Paul Marcianon si drejtor artistik”, pohoi modelja duke përdorur hashtagun popullor #metoo, që denoncon përhapjen e dhunës seksuale.

“Ai nuk duhet lejuar të përdorë pushtetin e tij në industrinë e modës për të shantazhuar seksualisht dhe emocionalisht gratë”, vijon më tej postimi i Upton, e cila në 2011-ën ka pozuar për Guess. Kompania e famshme përgënjeshtroi pretendimet e aktores dhe modeles.

“Marciano mohon të ketë pasur ndonjë sjellje të papërshtatshme ndaj Upton”, thuhej në deklaratën e Guess. Ndërsa pohon se do të adresojë shqetësimet e modeles, kompania sqaron se ajo ende nuk ka ngritur ndonjë pretendim.

Guess tha gjithashtu se kishte hetuar pretendimet se Marciano ishte sjellë në mënyrë të papërshtatshme ndaj dy grave, në muajin nëntor të 2017-ës, por deri më tani nuk ishte vërtetuar asgjë.

Nga ana e tij, drejtori artistik i kompanisë iu përgjigj akuzave të Upton përmes websajtit Tmz, duke thënë se nuk e kishte prekur kurrë dhe nuk kishte qenë kurrë vetëm me të.

Please follow and like us: