Të rejat e Horoskopit, 25 shkurt 2018
Dashi
Hëna në Gaforre qëndron kundër jush. Është e vështirë për të identifikuar arsyet, por është e qartë për të gjithë se jeni në një gjendje të keqe, ndoshta për një çështje zemre. Për të imponuar vëmendjen e atyre që doni, përqendrohuni te ëmbëlsia. Beqarët duhet të jenë të kujdesshëm për të mos e komplikuar jetën e tyre. Ofertat e reja të punës së shpejti do t’ju kënaqin, të gjitha shumë tërheqëse. Zgjidhni atë që është e drejtë për ju.
Demi
Me Hënën në anën tuaj rriten mundësitë për të tërhequr vëmendjen e atyre që janë të interesuar në dashurinë tuaj. Beqarët do të ketë një ditë të gjallë dhe plot me takime gjatë së cilës do përjetojnë momente të këndshme. Nuk ka pengesa në rrugën tuaj profesionale: ju mund të konsolidoni pozitën tuaj duke vazhduar të bëni plane.
Binjakët
Zemra rreh si e çmendur duke pritur për një telefonatë prej saj. Ju me të vërtetë jeni gatuar në përsosmëri dhe jeni gati për të nisur një udhëtim në çift. Surpriza të mëdha dhe risi priten të vijnë edhe për zemrat e vetmuara, dita nuk do t’ju zhgënjejë. Mos refuzoni një bashkëpunim: kjo do t’ju çojë në sukses.
Gaforrja
Yjet mbi kokën tuaj deklarojnë se kjo është dita jote. Vendosni grindjet dhe retë e zeza mënjanë dhe hapni zemrën tuaj drejt dashurisë dhe pasionit! Beqarët do realizojnë takime pa fund por nuk do vendosin dot për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Mos kini frikë se disa vështirësi të momentit janë të pakapërcyeshme. Ndiqni instinktet tuaja dhe do t’ja dilni.
Luani
Me pak takt dhe ëmbëlsi ju do të jeni në gjendje të bëni një kthesë pozitive në dashuri, por nuk është vetëm merita juaj. Çiftet e reja mund ta konsolidojnë marrëdhënien e tyre. Beqarët do të jenë në gjendje të gjejnë harmonitë e humbura ose të paktën për momentin.
Hëna premton lajme të mira në aktivitetet profesionale. Përkushtojuni veten dhe mos hiqni dorë nga pengesat!
Virgjëresha
Një e diel e bukur plot emocione ju pret. Ishte pikërisht ajo që duhej për t’u kthyer në rrugën e duhur, pas përjetimeve të ditëve të fundit. Dashuria e vërtetë mund të shpërthejë në jetën e beqarëve! Kjo e dielë do të jetë plot surpriza dhe kontakte të këndshme që prisni në sferën profesionale.
Peshorja
Sot jeni shumë të prekshëm dhe partneri/ja do të duhet të merret shumë me ju duke ju kushtuar vëmendje që gjendja mos të përkeqësohet. Kujdes, nuk duhet të thoni diçka që nuk duhet. Zhgënjime edhe për ata që janë vetëm, por edhe takime intriguese. Përvishni mëngët në punë dhe mos u jepni pas armiqësive dhe provokimeve.
Akrepi
Në dashuri ju duhet të përpiqeni të kapni pengesat që në ajër nëse dëshironi të rifitoni të dashurin/ën tuaj. Mundësitë janë atje, ju takon ju t’i shfrytëzoni ato. Për beqarët sot do të jetë një ditë e mirë, shumë nga shenjat do të jenë gati për të jetuar përvoja të reja emocionuese. Planetët ju stimulojnë të shfrytëzoni mundësitë që vijnë në jetën tuaj profesionale. Nëse diçka është në ajër, ju jeni i pari që e kapni atë.
Shigjetari
Nëse keni punuar shumë për të nisur një marrëdhënie dashurie, duke shpërfillur pjesën tjetër, një përzierje e energjive planetare do t’ju bëjë të përqendroheni në çështje të tjera. Beqarët do jenë pak të fokusuar tek dashuria, por nëse duan të arrijnë qëllimet e tyre, bëjnë mirë t’i vënë gishtin kokës. Kushtojini vëmendje financave. Kujdes me investimet.
Bricjapi
Për shumë nga ju në fokus do jetë bashkëjetesa dhe martesa. Hëna ju fton t’i kushtoni më shumë vëmendje të dashurit/ës dhe nevojave të tyre. Beqarët sot mund të bëjë një përzgjedhje të miqësive dhe të mbajë pranë vetes ata më të sinqertët. Përgjegjësitë e reja do të bien mbi ju, por ju nuk do e keni mendjen. Do të jeni shumë të zënë dhe nga zilia.
Ujori
Për të shmangur zhgënjimin në fushën sentimentale, përpiquni të mos lëndoni ndjeshmërinë e të dashurit/ës që nuk udhëton gjithmonë në gjatësinë e valës tuaj. Ende disa tensione priten për beqarët, sidomos për ata që nuk e kanë hedhur pas krahëve të kaluarën. Merrni një pushim në punë, largoni orarin tuaj të zënë dhe lironi mendjen tuaj nga mendimet negative.
Peshqit
Ditë mahnitëse, e karakterizuar nga një marrëveshje e shkëlqyer me të dashurin/ën. Përhapni një bukuri delikate që tërheq simpatinë dhe interesin e njerëzve që takoni. Për beqarët do të ketë momente të bukura për të jetuar me miqtë. Sot ju mund të merrni një përgjigje të rëndësishme që mund të ndryshojë të ardhmen tuaj të punës.