Vetëvaret me kanotiere në Fier i burgosuri nga Vlora
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Fierit mëngjesin e sotëm. Burime për mediat bëjnë me dije se një i dënuar i moshës 38-vjeç i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Nga informacionet paraprake njoftohet se 38-vjeçari ka përdorur kanotieren e tij për tu vetëvarur. I burgosuri ishte me origjinë nga qyteti i Vlorës dhe ishte vendosur në burgun e Fierit para dy ditësh. Ai ishte dënuar me 3 muaj burg për vjedhje.
Please follow and like us: