Albspirit

Media/News/Publishing

Balet/Kërcimtarja Aneta Lulashi: Kur bukuria gërshetohet me zgjuarsinë

 

 

Thjeshtësia dhe zemërmirëia e zbukuron njeriun

 

Hermes NIKAJ

 

Si ka nisur 2018-a dhe cili është objektivi juaj për këtë vit?

2018-a ka ardhur e bardhë dhe e mbarë dhe shpresoj të njëjtën gjë për gjatë gjithë vitit. Objektivi im është të punoj fort dhe të vij edhe më fuqishëm.

 

Familja dhe jeta personale…

Familia është gjëja më e rëndësishme për mua, më kanë përkrahur kudo. Jeta personale shkon mirë,  nuk dua të ndalem në detaje.

 

Nëse do të ishe nje ngjyrë, cila do të ishe?

Ngjyra e bardhë pa padyshim, dua bardhësi në jetën time.

 

A mendon se vendit tonë i duhet një femër në krye të shtetit?

Po patjetër, duhet ti jepet ky shans një gruaje.

 

A mbani ditar, apo shënime?

Jo, nuk mbaj ditar. Nuk mbaj as shënime dhe më vjen keq për këtë gjë. Do të doja që vite më pas t’i rikthehesha për të kujtuar, reflektuar mbi çka kam punuar apo përjetuar.

 

Motoja nga e cila udhëhiqeni në jetë?

… Thjeshtësia apo zemërmirësia e zbukuron njeriun.

 

Keni menduar të pozoni nudo, apo të bëni plazh nudo?

Jo nuk janë në preferencat e mia.

 

Kush është figura politike që ju frymëzon dhe kë do të veçonit nga politikanët?

Unë kam një parim, më pëlqen të jem vetvetja në punën time. Nuk është se më frymëzon dikush, nuk jam fort e lidhur me politikën.

 

Kush është njeriu që i besoni gjithçka?

Nëna ime të cilën gjej rastin edhe ta përshëndes. Kam edhe disa mikesha apo miq të mirë, me të cilët ndaj gjëra të rëndësishme për mua.

 

Çfarë nuk ju pëlqen dhe çfarë ju pëlqen te vetja?

Shpesh e gjej veten që merakosem shumë për çdo gjë, apo që kërkoj perfeksionin në gjërat që bëj. Ndonjëherë e teproj, duke u marrë edhe me detajet më të vogla. Ndërkaq, vështirë të flasësh për gjërat që të pëlqejnë te vetja.

Please follow and like us: