Albspirit

Media/News/Publishing

Kontraceptivi ndryshon preferencat femerore

Nje studim anglez i kryer nga Universiteti i Sheffield ka zbuluar se kontraceptivi ka efekte edhe ne psiqiken e grave te cilat fillojne te preferojne partnere me pak mashkullore. Shkarkimet hormonale, ne fakt, mund te ndryshojne shume sjelljet dhe shijet femerore, mes te cilave edhe kriteret qe i bejne burrat terheqes ose jo. Ne ditet e fertilitetit grate kane tendencen te preferojne burra me shume mashkullore, te ndryshem gjenetikisht nga ata. Ndersa gjate diteve te jo fertilitetit ato preferojne ata me karakteristika fizike me shume delikate dhe femerore. Duke pire pilulen, ditet e fertilitetit zhduken dhe ne kete menyre ndryshon dhe preferenca e grave. Kerkimi eshte publikuar ne revisten “Trends in Ecology and Evolution”.

Please follow and like us: