Albspirit

Media/News/Publishing

Marrëveshja e detit/ U largua për spiunazh nga Ministria e Mbrojtjes, ja kush është eksperti me “njollë” në grupin negociator

Një nga ekspertët, pjesë e Ministrisë së Jashtme, i atashuar në grupin që po merret me marrëveshjen e detit me palën greke, duket se ka një të shkuar profesionale aspak nderuese për të qenë pjesë e një grupi të tillë ekspertësh, ku mbi të gjitha kërkohet integritet i lartë profesional.

Bëhet fjalë për ekspertin Artur Meçollari, ushtarak i forcave detare, përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili shfaqet në një foto të shkrepur pas takimit të zhvilluar në Korçë midis Ministrot të Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias.

Meçollari. I cili është një njohës i çështjeve të detit, për të cilën ka botuar edhe një libër kushtuar incidentit të Kanalit të Korfuzit, mësohet se në vitin 2012, në periudhën kur mbante postin e z/komandantit të Flotës Detare me gradën kapiten, është larguar nga detyra për spiunazh dhe për cenim të sigurisë kombëtare.

Burime pranë Faxnews, bëjnë me dije se Meçollarit i ishte bërë i ditur vendimi i largimit nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe pasi është njohur me faktet ka pranuar në heshtje vendimin duke mos bërë rekurs në Gjykatë.

Por në vitin 2013, menjëherë pas ardhjes së socialistëve në pushtet, Meçollari është rikthyer sërish në radhët e Forcave të Armatosura si oficer detar.

Përfshirja e Meçollarit në grupin negociator mendohet se është edhe një nga arsyet përse Presidenti i Republikës refuzoi ti japë Ministrit Bushati plotfuqishmërinë për negocimin e marrëveshjes së detit me Greqinë.

Kjo për dy arsye.

E para sepse prania e Meçollarit në takimin e Korçës mes Bushatit dhe Kotzias, me shumë gjasë edhe në atë të Kretës, tregon se qeveria ka negociuar me palën greke termat për marrëveshjen e detit, pa marrë më parë plotfuqishmërinë e Presidentit të Republikës.

Dhe e dyta rrethanë që ka të bëjë sërish me Artur Meçollarin, por kësaj here për informacionet që kanë mbërritur në tryezën e Presidentit të Republikës Ilir Meta për faktin që në vitin 2012, oficeri në fjalë është larguar nga forcat e armatosura i faktuar për spiunazh./Faxnews/

Please follow and like us: