Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Ahmetaj: Mbi strategjinë për zgjerim dhe perspektivën e Kosovës në BE

Integrimi i shteteve te Ballkanit Perendimor ne BE eshte interes i dyanshem politik, ekonomik dhe i sigurise per shtetet e BP si dhe gjithashtu per BE-ne.

Strategjia per zgjerim e publikuar ne shkurt te ketij viti ne Strasburg eshte dokumenti me i rendesishem i BE qe i dedikohet shteteve te Ballkanit Perendimor dhe e trason rrugen per secilin shtet veq e veq drejt integrimit.

Pas Samitit te Selanikut ne 2003, ky document do te sherbej si udhrrefyes drejt perspektives evropiane per vendet e BP. Dokumenti ne pergjithesi perfshin trajtimin e ceshtjeve fundamentale se pari dhe qe i dedikohet te gjitha shteteve, siq jane: eradikimi apo luftimi I krimit dhe korrupcionit, luftimi I terrorizmit, perforcimit te demokracise, reformave gjitheperfshirese ne sektoret vital te shtetit qe jane te domosdoshme dhe sidomos ne sektorin e rendit dhe ligjit, zhvillimit ekonomik, konkurentshmerise, administraten publike, respektimi i te drejtave te njeriut, bashkpunimit rajonal dhe pajtimi.

Hartimi i reformave qe dalin nga MSA dhe ERA dhe implemetimi i tyre, poashtu eshte thelbesore per te gjithe vendet e posaqerisht per Kosoven e cila e fundit e ka nenshkruar MSA-ne.

Ne Strategji eshte perfshire edhe Procesi i Berlinit me komponentet e saj siq jane connectivity (nderlidhja) ne projetet infrastrukturore dhe energjetike dhe sherbime digjinale si edhe te rinjet permes “Youth Initiative”, ne mes te vendeve te rajonit me shtetet e BE-se. Poashtu edhe harmonizimi i planit aksional per Zonen Ekonomike Rajonale apo respektimi i CEFTA-s jane gjithashtu kushte per te cilat shtetet e BP jane zotuar se do t’i permbushin. Kjo me qellim qe antarsimi i shteteve te BP ne BE te jete asset dhe jo barre/pengese per BE, ani pse BP eshte nje treg i vogel prej 20 mil. Banoreve dhe kontributi jone ekonomik ne BE eshte i limituar.

Ne menyre qe shtetet te perkrahen ne berjen e reformave, Strategjjia per Zgjerim gjithashtu parashef rritjen e fondeve te IPA-se si edhe dyfishimin e fondeve per arsim, culture, rini dhe sport, nepermjet Programit “Erasmus+”. Ulja e tarifave te romingut per shtetet e BP, digitalizimi, tregu i perbashket, politikat sociale jane gjithashtu komponente te cilave do t’u kushtohet vemendje e vecantë.

Kosova ne Strategjine per Zgjerim

  1. Strategjia per Zgjerim eshte dokumenti i pare zyrtar ne te cilit Kosova konsiderohet “shtet” njejte sikurse edhe 5 shtetet tjera te BP. Deri tani ne dokumentet e BE-se, ne menyre qe te mos nxitet reaksion nga shtetet jonjohese, eshte evituar perdorimi i fjales “shtet” dhe ne shumicen e rasteve shteteve ne BP i jane referuar si rajon ne tersi por pa perdor fjale qe nenkuptojne shtetesine.
  2. Strategjia e kerkon decidivisht arritjen e marreveshjes per normalizim te mardhenieve ne mes Kosoves dhe Serbise dhe vendos afate kohore se deri kur me se largu kjo duhet te behet. Kjo marreveshje do t’i hapte rruge Kosoves dhe Serbise per avansim me tutje ne proces te integrimit si dhe gjithashtu Kosoves do t’ia mundesonte antarimin si shtet me te drejta te plota ne OKB. Poashtu Serbia obligohet t’i implementoj te gjitha marreveshjet e arritura ne dialog, e qe per te jane kritere brenda Kapitullit 35 si dhe obligohet poashtu qe te mos e pengon Kosoven drejt procesit te integrimit. Marreveshja per pajtimin eshte permend ne te gjitha dokumentet e deritanishme te BE-se ne raport mes Serbine dhe Kosoves duke e perfshi edhe Kornizen Negociuese te Serbise per antarsim ne BE.
  3. Strategjia kerkon definimin e kufirit (border) ne mes Kosoves dhe Serbise si dy shtete fqinje dhe jo “boundary” (kufi administrativ) siq i jane referuar deri tani ne dokumente zyrtare te BE-se, vijes kufitare ne mes Kosoves dhe shteteve te tjera te rajonit me te cilat Kosova kufizohet.

Te tri keto komponente brenda ketij dokumenti jane elemente qe e legjitimojne shtetesine e Kosoves nga BE-ja, pavaresisht mos njohjes nga 5 vendet e BE-se dhe qe shenojne avansim ne raportet Kosove-BE.

  1. Strategjia poashtu e parasheh krijimin e nje mekanizmi – zotime te pakthyeshme (irrevocable commitments) qe do ta ndalonte mundesine qe shtetet nga rajoni qe do te mund te antarsoheshin ne BE ne vitet ne vijim t’i bllokojne shtetet qe do te antarsoheshin me vone, p.sh po qe se antarsohet Serbia ta bllokon Kosoven apo edhe shtetet e tjera ne rajonit qe te antarsohet ne BE.

Kjo eshte bere me qellim qe t’i iket pervojes se deritanishme qe shtetet antare ne rajon e kane perdor te drejten e vetos ndaj atyre qe kane qen ne proces te negociimit per antarsim dhe per vite jane bllokuar per shkak te ceshtjeve te pazgjedhura bilaterale.

Menyra e votimit brenda Keshillit te BE-se per pranimin e shteteve te reja antare

Strategjia len te hapur marrjen e shume vendimeve gjate procesit te negociimit per antarsim, ne Keshillin e BE-se permes votimit me “shumice te kualifikuar” (qualified majority).

Kjo formule e perkthyer ne shifra nenkupton: vota “pro” llogaritet athere kur “pro” kane votuar 55% e shteteve antare qe perfaqesojne 65% te popullates se BE-se. Kjo forme e votimit do ta lehtesonte procesin deri te antarsimi duke i ik mundesise se ngritjes se vetos qe perdoret te forma e votimit me unanimitet ose shumice te thjeshte.

Prandaj ne kete rast shtete te caktuara edhe po qene kunder nuk mund ta rrezikojne voten e shumices dhe sidomos voten e shteteve te medha per nga numri i banoreve siq jane Gjermania, Franca, Italia, Polonia, etj. Forma e njejte e votimit perdoret edhe per procesin e liberalizimit te vizave.

Rendesia e kesaj forme te votimit qendron ne faktin se, edhe nese ne zgjedhjet e ardhshme (2019) brenda shteteve antare te BE per Parlament Evropian do te kete rritje te partive te ekstremit (djathte ose majte) qe e kundershtojne zgjerimin e BE-se dhe me kete edhe antarsimin e shteteve te reja, prape shumica e grupeve politike (partite e qendres qe jane demokraci liberale) do ta mbivotonin voten potenciale kunder te ketyre grupeve politike.

Perfundim

Nga analiza e tersishme e Strategjise del se Kosova ne aspektin politik e ka “vulos” pozicionin e vet te shtetesise brenda BE-se dhe procesit negociues dhe me kete e ka te hapur te porten drejt integrimit evropian.

Do te varet shume nga ne si shtet se sa do te jemi te fokusuar ne berjen e reformave dhe harmonizimin me acquis communitaire. Strategjia nuk permend afate kohore por kjo nuk do te thote se ne nuk mund t’i arrijme objektivat qe i synojme, nese tregojme vullnet dhe perkushtim qe ne bashkveprim me institucionet e BE ta avansojne pozicionin tone ne rrugëtim drejt integrimit.

Perkrahja masive (mbi 90%) e popullates per ta pare Kosoven shtet antar ne BE si dhe fakti qe institucionet tona e kane prioritet kryesor agjenden evropiane eshte argumenti kryesor qe te jemi konsisent ne ate qe synojme te arrijme, integrimin e Kosoves ne BE.

Autorja ka qenë ish-Ministre e Integrimit Evropian

Please follow and like us: