Pence paralajmëron se SHBA nuk do të ricertifikojë marrëveshjen bërthamore të Iranit
NCRI – Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ka thënë se administrata e Donald Trump-it nuk do të ricertifikojë marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015 në afatin përfundimtar të 11 majit, gjë që rrit gjasat që të rivendosen sanksionet e Shteteve të Bashkuara mbi Iranin.
Në Konferencën e Veprimit Politik Konservator, Pence tha: ” Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë aktivitetet destabilizuese të Iranit në mbarë rajonin dhe ky vend nuk do të ricertifikojë marrëveshjen katastrofike bërthamore me Iranin”.
Në janar, Trump rinovoi lehtësimin e sanksioneve të lidhura me energjinë bërthamore mbi Iranin për 120 ditë, por paralajmëroi se nëse Kongresi dhe aleatët evropianë të SHBA nuk do të mund rregullonin të metat e marrëveshjes, të njohur formalisht si Plani i Përbashkët Gjithpërfshirës i Veprimit (JCPOA) gjatë asaj kohe, atëherë SHBA do të tërhiqeshin krejtësisht nga ajo.
Ai tha: ” Megjithë prirjen time të fortë, ende nuk i kam tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit. Në vend të kësaj, kam shtruar përpara dy rrugë të mundshme për të ndjekur: ose rregulloni gabimet katastrofike të marrëveshjes ose Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen “.