Albspirit

Media/News/Publishing

Per shkak te xhelozise i shkul te dashurit organin gjenital

Xhelozia eshte nje tipar karakteristik i dashurise, por menyra qe zgjedhin disa njerez per te kaluar momentet e dyshimit eshte vertet e ndryshme dhe shpesh here edhe e dhimbshme. Dicka per kete duhet te dije 49 vjecari nga Skocia, Billy Duncan, i cili e ka pesuar keq pasi ka humbur nje pjese te rendesishme te trupit te tij, testikujt. E dashura e tij, 34 vjecarja Helen Hodge kaloi nje krize te paprecedente xhelozie duke e sulmuar pikerisht ne testikuj. Lajmin e publikon tabloidi “Sun”, duke zbardhur edhe skenen makabre. Gjate momentit te zenkes, 34 vjecarja i ka terhequr me force organet gjenitale te dashurit, derisa ia ka shkulur. Me pas ajo eshte larguar duke e lene 49 vjecarin ne nje pellg gjaku. Sipas nje burimi anonim, ajo ishte e bindur per tradhetine dhe te henen debati i tyre u ndez deri ne ekstrem. Burri i eshte nenshtruar menjehere nderhyrjes kirurgjikale dhe sipas mjekut, ai mund te kete nje te ardhme te rregullt seksuale, pasi gjithcka ka shkuar ne rregull gjate operacionit. Duncan ka nje femije 3 vjecar me Hodge dhe mendohet se per kete shkak ai nuk do ta coje ceshtjen ne gjykate. Nderkohe, e akuzuara thote se eshte e pafajshme dhe eshte leshuar menjehere pasi u mor ne pyetje nga policia e qytetit te Dundee.

Please follow and like us: