Albspirit

Media/News/Publishing

Plagosja me automatik, i dyshuari kreu i PS të zonës

Dalin detaje të tjera lidhur me plagosjen me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një person u qëllua me automatik në banesën e tij.

Mësohet se autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në fshatin Vukël të Malësisë së Madhe, është kryetari i Partisë Socialiste të zonës Vasel Vuçinaj, 49 vjeç.

Ai akuzohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me automatik në drejtim të banesës së shtetasit Mark Çekaj, 51 vjeç, banues në Vukël, i cili ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital.

Nga ndërhyrja e shpejtë e policisë u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në kohë të shpejtë e autorit të dyshuar të ngjarjes, bashkë me armën e krimit.

 

Please follow and like us: