Albspirit

Media/News/Publishing

Eliza Hoxha, ekspozitë personale në Tiranë

Pas një qëndrimi të gjatë në Belgjike, Eliza u kthye në Prishtinë ku edhe po bëhej gati për lançimin e këngës së saj të parë. Ajo është prezente në skenën shqiptare në festivale si profesioniste që nga viti 2000. Kështu e nisi udhëtimin e saj nëpër festivale dhe duke sjellë këngë dhe projekte të tjera për publikun shqiptar dhe në këtë mënyrë Eliza Hoxha ishte pjesë edhe e “Festivalit të RTSH-së“, “Top Fest 6 dhe 8“, “Kënga Magjike“, “Zhurma Show“ dhe “Netët e Klipit Shqiptar“.

Përveç muzikës profesioni I saj është arkitektura. Në prill të vitit 2010 wshtë nderuar me çmimin për “Arkitekturë edukative dhe promovim të arkitekturës në Kosovë“ nga “Shoqëria e Arkitektëve të Kosovës“.Ndërkaq përkushtimi i saj për vendin është vënë në dukje edhe pas realizimit të disa projekteve që ajo i ka bërë për Prishtinën dhe për Kosovën.

Projektet si Pendimi dhe “E Dua ketë Vend“ ishin pjesë e disa kampanjave sociale në Kosovë që bënin thirrje të rinjve të mos e braktisin Kosovën dhe gjithashtu ishte pjesë e një kampanje për komunitetin “Down Syndrome Kosova“ si ndihmë për të gjithë fëmijët që janë të prekur nga ky sindrom. Ajo është edhe ligjëruese pranë “Universitetit të Prishtinës“, fakulteti i Arkitekturës. Që nga viti 2003, është e angazhuar në Katedrën e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.

Përgjatë viteve 2007-2009 ishte e angazhuar si ligjëruese në fushën e urbanizmit në Fakultetin e Arkitekturës, pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës në Maqedoni. Midis tjerash, Hoxha është aktive në proceset e planifikimit dhe zhvillimeve urbane në projekte të ndryshme praktike nëpër komunat e Kosovës. Ajo që e shquan viteve të fundit më së shumti janë shkrimet e saj mbi kulturën urbane të botuara nëpër gazetat ditore si: Express, Koha Ditore, Lajm, dhe Zëri, nën kornizën “DITARI URBAN”. Së fundi ka botuar librin “ Qyteti dhe dashuria” i cili vjen si përmbledhje e kolumneve të lartpërmendura.

Njerëzit e botës së artit dhe kulturës e njohin edhe nga sfondi i projekteve të saja muzikore, por edhe atyre të artit alternativ dhe fotografisë. Vlen të theksohet projekti i saj multimedial për personat e pagjetur në Kosovë me titull “ Për ata që s’janë” – ekspozitë personale në Galerinë e Arteve të Kosovës në prill të vitit 2007, dhe më pas në Gjirokastër- Shqipëri, gjerësisht në vitin 2008.

Gjithashtu, projekti multimedial me titull “bridging the two” i cili rrëfen Mitrovicën e pasluftës si pjesë e Biennales së Venecias në qershor 2009, etj. Projekti i saj i fundit multimedial i është kushtuar viktimave të mbijetuara të dhunës seksuale nga lufta e vitit 1999 në Kosovë – ekspozitë personale e mbajtur në Muzeun Kombëtar të Kosovës me 14 maj 2014, e titulluar “Heshtja e Këngës”.

Please follow and like us: