Albspirit

Media/News/Publishing

Flet Lume Hoti, (Cota Luna), gruaja shqiptare që u bë sozia e Klaudia Kardinales

Image

Lume Hoti: Ju tregoj dy çmimet e fundit si Sozi dhe këngëtare amatore në Itali

Albert Z. ZHOLI

Ishte 27 korrik 1997 kur ajo u largua në ditët më të vështira nga Shqipëria. Vendosi të largohej drejt Italisë. Ishte në momentet e mjerimit. Bashkëshorti nga varfëria dhe pse ishte njeri i mirë filloi të pinte më shumë. Jeta në varfëri ishte bërë e padurueshme. Kështu me disa mikesha të saj siguroi lekët dhe me gomone në mënyrë klandestine  shkoi në Itali. Konkretisht në Bari. Ikja me gomone ishte një aventurë e pamendueshme. Në vend ta bënte një burrë e bëra ajo. Në vitin 2011, rastësisht u takua me znj. Miranda Giuffre, sozinë zyrtare të Liz Taylor e cila ishte në Sanremo. Ajo ishte pjesëmarrëse e rregullt e Festivalit më të mirë në botë Sanremos. Një mbrëmje teksa dilte nga Festivali po binte shi, znj. Miranda Giuffre ishte e papërgatitur për këtë situatë. U ndodha afër saj me çadër dhe i ofroj ndihmë. Ajo e pranoi me dëshirë ndihmën Luna e çovi deri tek hoteli ku kishte pronontuar. Kur do ndaheshim ajo më shikonte me vëmendje të madhe. Shikimi i saj shprehte habi. Pastaj me zë të plotë i thotë se ti i ngjan shumë artistes tonë të madhe Claudia Cardinale (Klaudia). Luna shtangu, nuk e besoi. Kur do largohej znj. Miranda Giuffre i jep numrin e telefonit dhe më fton në agjencinë e saj në “Fans Klab” Milano.

Ju sërish morët pjesë në “Festivalin e Sozive” dhe sërish fituat çmimin “Sozia e Claudia Kardinale”?

Çdo vit në Sanremo në ditët që zhvillohet Festivali i muzikës më i bukuri në botë, zhvillohen aktivitete të ndryshme dhe koncerte. Një ndër aktivitete më të bukura është ai “Festivali i Sozive” ku femra të ndryshme fitojnë titullin si Sozi e personaliteteve të muzikës, artit, kulturës. Në këtë event fitova sërish çmimin si Sozia e Claudia Kardinale. Ky çmim jepet në kuadrin e Aprovimit të Kalendarit Botëror Zyrtar i Sozive Italiane që reklamohet në të gjitha mediat prestigjioze italiane.  Në këtë event unë mora pjesë  në kuadrin e Festivalit Sanremo 2018,  ku mora pjesë të dyfishtë edhe në Kalendarin zyrtar.

 

Po në eventin e dytë?

Në eventin e dytë mora pjesë në një konkurs shumë të rëndësishëm  që ishte surprizë për mua nga organizatorët të cilët ishin këngëtarë, regjisorë ku mua më ftuan si artiste e duhet edhe të këndoja, dmth një konkurs i gjithanshëm ku unë aty fitova çmimin e parë. Pas çmimit erdhën për intervistë disa televizione madje një intervistë e dhashë edhe për Zërin e Amerikës.

Çfarë kënge këndove në këtë konkurs miks?

Kënga që unë këndova ishte  “ Guarda che Luna” ku çmimin ma dhanë mes një ambienti festiv që nuk e kisha imagjinuar. Pas çmimit mu afruan shumë regjisorë filmash të cilët më ftuan të jem si figurante. Këto ftesa për figurante nuk vijnë rastësisht, por janë pjesë e një konkursi që duhet ta fitosh me pikë të larta, të cilat unë i fitova  në “Cine Cita Rome” edhe në Milano ku unë pata nderin të jem e ftuar në “Mediaset kanale 5” në Romë me rolin e një nëne me veshje tradicionale shqiptare. Ky rol ishte përgatitur enkas për mua dhe e luajta me shumë përkushtim dhe dëshirë.

 

Një vit që po fillon mbarë?

Po. Ky vit filloi më dy çmime shumë të rëndësishme të jetën time artistike e para si “Sozia e Claudia Cardinales” në Botë, çmimin e këngës për amatorë. Tani së afërmi kam dhe një surprizë në Torino ku më telefonuan për pjesëmarrjen në një film italian ku do jem më shumë se figurante.

Keni një foto shumë shprehëse me veshje karakteristike të karnavaleve të Venecias, ishe e ftuar në një event tjetër?

Kjo foto me veshje të karnevaleve është e Venecias ku është viti i dytë që marrë pjesë në festën e Karnevaleve Botërore në Piaca San Marko të Venecias. Në këtë festë të mirëorganizuar  unë përfaqësoja Shqipërinë  në përbërje të grupit të Napolit , pasi aty më caktuan të përfaqësoja vendin tim. Në festivale, konkurse apo dhe në sfilita të tilla, është shumë e vështirë të jesh pjesë pasi ka kërkesa të mëdha dhe shumë specifike të cilat unë i kam kaluar me sukses.

Please follow and like us: