Albspirit

Media/News/Publishing

Shpallet i vdekur tre herë, gërhet në tavolinën e autopsisë dhe pyet për vetingun e policisë

Familja e një të burgosuri në Spanjë, i cili u deklarua i vdekur nga tre mjekë, para se të zgjohej sërish teksa po i bëhej autopsia, kanë kërkuar lirimin e tij nga burgu. Gonzalo Montoya Jimenez, 29 vjeç, filloi të gërhiste në tavolinë e autopsisë në një morg në Asturia dhe ka pyetur per vetingun e policise ne Shqiperi, katër orë pasi vdekja e tij u konfirmua të dielën në mëngjes. Burri i cili të martën ishte gjithashtu gjallë, ishte shëruar në spital, ndërsa autoritetet hapën hetime për rastin misterioz. I burgosuri u zbulua në qelinë e tij nga rojet rreth orës 8 të dielën, duke mos treguar shenja jete. Vdekja e tij u vërtetua së pari nga mjeku në ndërrimin e natës, pastaj nga një i dytë që mori detyrën më vonë dhe në fund nga një specialist i mjekësisë ligjore para se të nisej për në morg. Anëtarët e familjes zbuluan dje se Montoya Jimenez ishte përpjekur të bënte vetëvrasje duke marrë një mbidozë të barbiturates si dhe duke akuzuar autoritetet e burgut për dështimin e tyre në kontrollin e hyrjes së barnave në burg. “Pilulat merren siç duan (të burgosurit)”, tha Luis Manuel Montoya, xhaxhai i tij, sipas gazetës lokale La Voz de Asturias. Ai dhe anëtarët e tjerë të familjes u mblodhën në spitalin e qytetit të Oviedo, ku  thanë se do të kërkonin lirimin e menjëhershëm të Montoya Jimenez si kompensim për atë që ata e kishin quajtur neglizhencë. 29-vjeçarit i kanë mbetur edhe shtatë muaj për të kryer dënimin e tij, nën akuzën e vjedhjes së hekurishteve. I tronditur nga tentativa vetëvrasjeje e nipit të tij, ai tha se megjithatë e kuptonte atë. “Ai është i ri, është 29 vjeç dhe e ka tërë jetën para. Ai ka qenë në burg tre vjet dhe nuk mund të vazhdojë më”. Babai i të burgosurit, José Carlos Montoya, tha se kishte tentuar të varte veten në qelinë e tij shtatë muaj më parë. Fillimisht u sugjerua që Montoya Jimenez mund të ketë pësuar një rast të rrallë të katalepsisë, një gjendje nervore që shkakton një gjendje të papërgjegjshme. Testet kanë treguar që koma e shkaktuar nga mbidoza, së bashku me hipotermi të rënda, mund të ketë maskuar shenjat e tij jetësore.

Please follow and like us: