Albspirit

Media/News/Publishing

Sulmohet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës

Përmes një postimi në Facebook, konsulli i Kosovës në Strasburg të Francës, Edon Cana njoftoi se Konsullata është sulmuar gjatë fundjavës. Ndërtesës i është vjedhur shtiza dhe flamuri i Kosovës, ndërsa është shkatërruar edhe stema e shtetit. “Simbolet e shtetit të Kosovës i pengojnë armiqtë tanë”, shkruan Cana në mesazhin e tij, ku përcjell më tej falënderimet për autoritetet franceze për mbështetjen e dhënë.

“Jemi të bindur se, pas verifikimeve, shumë shpejt sulmuesit do të gjenden”, thuhet më tej në postim. Qeveria e Kosovës e dënoi sulmin, duke e cilësuar një akt të papranueshëm që cënon integritetin e vendit. Në deklaratën e tij, ekzekutivi kosovar shpreh indinjatën e thellë ndaj këtij akti dhe, duke vlerësuar angazhimin e menjëhershëm të organeve franceze, kërkon nga ato që të zbulojnë dhe të kapin autorët dhe t’i nxjerrin përpara drejtësisë.

Please follow and like us: