Video/Ka edhe më ‘të rrjedhur’ se akademikët shqiptarë, profesori: Profeti Noe foli me djalin në celular para mijëra vitesh
Profeti Noe ka përdorur telefon celular, një mjet ajror pa pilot dhe një raketë. Deklarata bëhet nga akademiku i Universitetit te Stambollit në Turqi, Assoc. Dr. Yavuz Örnek. Ai pohoi se profeti Noe më 6 janar telefonoi në celular para përmbytjes së madhe në Tokë, histori që tregohet si në Kuran ashtu edhe në Dhiatën e Vjetër. Duke folur në kanalin shtetëror TRT 1, Örnek, një ligjërues në Fakultetin e Shkencave Detare të Universitetit të Stambollit, tha se Noa komunikoi me djalin e tij me celular, pasi ata kishin një distancë të gjatë nga njëri-tjetri. “Ka pasur valë të mëdha prej 300 deri në 400 metra dhe djali i Profetit Nuh ishte shumë kilometra larg. Kurani thotë se Noa foli me djalin e tij. Por si arritën ata të komunikojnë? A ishte një mrekulli? Mund të jetë. Por ne besojmë se ai ka komunikuar me djalin e tij nëpërmjet celularit“, tha Örnek. Ai pohoi gjithashtu se Noe ndërtoi anijen me pllaka çeliku dhe ajo përdorte energji bërthamore. “Unë jam një shkencëtar, flas për shkencën“, shtoi Örnek. Profeti Noe, qe në Librin e Zanafillës së Biblës ndërtoi arkën që shpëtoi familjen e tij dhe shumë çifte kafshësh nga një përmbytje e madhe, respektohet nga Judaizmi, Krishterimi dhe Islami. Një kapitull i tërë në Kur’an i kushtohet atij dhe historisë së tij. Shkencëtarët dhe aventurierët kanë kërkuar për arkën e humbur të Noes për shumë vite.