Azrieli Sarona Tower, kulla më e lartë në Izrael: 238 metra, 53 kate
Azrieli Sarona Tower është kulla më e lartë në Izrael. Ndodhet në Tel Aviv. Ka një lartësi prej 238.5 metra dhe numëron 53 kate.
Sa për kuriozitet, ndërtesa e dytë më e lartë është Moshe Aviv Tower, 235 metra e lartë, por ka 68 kate.
Azrieli Sarona Tower i përket Azrieli Group, që ka ndërtuar edhe Azrieli Towers (tre kullat) dhe është kompania më e madhe e rrjetit të qendrave tregtare në Izrael, me 13 të tilla (2.4 miliard dollarë të ardhura në vit).
Azrieli Sarona Tower ka një volum sipërfaqesh prej 82.710 metra katrore për zyra dhe 6700 metra katrore për përdorim tregtar. Gjithashtu, midis kateve 33 dhe 37 ka dhe një hotel me 160 dhoma. Ka shtatë kate të nëndheshme me garazhe, ku mund të parkojnë 1600 makina. Punimet nisën në vitin 2013 dhe u kompletuan në 2017. Kostoja ishte rreth 430 milionë dollarë. Në Izrael, ka të paktën 22 kulla nga 44 deri në 68 kate, dhe një numër të konsiderueshëm me 25 deri 40 kate.
DISA NGA KULLAT MË TË LARTA
- Azrieli Sarona Tower (Tel Aviv, 238 m- 53 kate)
- Moshe Aviv Tower (Ramat Gan, 235 m – 68 kate)
- HaShachar Tower (Giv’atayim, 212 m – 54 kate)
- Midtown TLV (Tel Aviv, 201 m – 50 kate)
- Azrieli Center (Tel Aviv, 187 m – 49 kate)
- Azrieli Center Triangular Tower (Tel Aviv, 169 m – 46 kate)