Izraeli paralajmëroi 30 vende për komplotet terroriste në 2017
Agjencitë inteligjente të Izraelit kanë ndihmuar 30 vende të ndryshme, t’u shpëtonin atentateve terroriste gjatë vitit 2017.
Është kjo deklarata e bërë nga ministri i Ekonomisë së Izraelit, Eli Cohen, gjatë një koncerence ligjore të zhvilluar në Universitetin e Tel Avivit, shkruan portali “Times of Israel”
“Ju të gjithë e dëgjuar javën e kaluar që, Australia mori një telefonatë nga shteti i Izraelit (me një paralajmërim specifik për terroristët) që synonin të hidhnin në erë në avion. Aktualisht, 30 vende morën telefonata nga Izraeli në vitin 2017, në të cilat Shteti i Izraelit i telefonoi ata dhe u tha atyre: Ju duhet të dini, këtë dhe atë (që është planifikuar), në këtë dhe atë vend, tregoni kujdes, është duke u planifikuar të kryhet një sulm”, tha ministri Cohen gjatë një fjalës së tij, regjistrimi i së cilës u transmeriar nga Radioja e Ushtrisë izraelite.