Albspirit

Media/News/Publishing

PD: T’i ndërpresim mandatin Arta Markut, kryeprokurori të kalojë përmes Vetingut

Partia Demokratike kërkon që Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Markut t’i ndërpritet mandati dhe kreu i Prokurorisë t’i nënshtrohet Vetingut.

Këshilli i Legjislacionit në Kuvend është mbledhur sot për të shqyrtuar propozimin e Partisë Demokratike për të bërë ndryshime kushtetuese në rastin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi deklaroi se Prokurores së Përgjithshme të përkohshme duhet t’i ndërpritet mandati me qëllim që institucioni të rikthehet në shinat e ligjit dhe propozoi që “Kryeprokurorin e ri ta kalojmë përmes Vettingut dhe ta zgjedhim me 3/5 e votave në Kuvend”.

“Askush nuk e di nëse kryeprokurorja aktuale e kalon Vettingun, – vërejti ai. –  Sapo KLP të ngrihet, të zgjedhim kryeprokuorin dhe ky është një test për mazhorancën nëqoftëse do drejtesi te pavarur”.

Please follow and like us: