Albspirit

Media/News/Publishing

Përfitoi 1 mijë euro për qira banese, dorëhiqet Ministri i Ekonomisë

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen Rania Antonopoulos, ministrja e Punës, në Greqi ka dhënë dorëheqjen edhe burri i saj, ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit në Greqi Dimitris Papadimitriou. Mediat greke bëjnë me dije se ai ka pasur një takim vonë natën me kryeministrin Alexis Tsipras, i cili ra dakord me vendimin e ministrit për të hequr dorë nga detyra. Shkak u bë skandali i zbuluar pak kohë më parë, se ministrja greke merrte një subvencion për qiranë e banesës prej 1000 euro në muaj.

Please follow and like us: